Me këtë veti ai dallohet principialisht nga analoget ekzistuese, të cilat kërkojnë regjistrimin në mënyrë mekanike (me dorë) të të dhënave mbi ushqimet e ngrëna.

Akselometrat konvencionalë jenë gjithashtu të aftë për të llogaritur kaloritë. E bëjnë ata këtë operacion duke matur numrin e ulje-ngritjeve të duarve, meqenëse gadget-i vihet si byzylyk në kyçin e dorës. Nëse ju lëvizni krahët gjatë ecjes apo vrapimit, ai llogarit numrin e kalorive të djegura. Zhvillimi i kompanisë ruse HealBe - theksoi në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" njëri prej përpunuesve të tij Artjom Shipicin - është krejtësisht i ndryshëm nga "dietologët" e ngjashëm elektronikë:

- Akselometri ynë lejon marrjen në konsideratë të çdo aktiviteti fizik. Nëse ju, për shembull, do të lëvizni me biçikletë, duart mbeten në timon, dhe atëhere asnjë lëvizje të tyre nuk do të ketë. Në të njëjtën kohë ju gjatë ngarjes së biçikletës do të shpenzoni kalori. Kurse pajisja e zhvilluar prej nesh mund të llogarisë çdo aktivitet fizik, meqenëse ne kalojmë nga akselometri tek matja e pulsit. Në bazë të numrit të rrahjeve të tij në minutë ne mund të llogarisim sasinë e kalorive të konsumuara.

Ekziston edhe një moment tjetër me rëndësi parimore. Sipas fjalëve të zhvilluesit, "deri në këtë moment askush, përveç pajisjes sonë, nuk mundet të llogarisë automatikisht se sa kalori ka marrë njeriu me ushqimin e ngrënë". Duke matur nivelin e rezistencës elektrike të lëkurës, byzylyku merr të dhënat mbi nivelin e sheqerit në gjak dhe nxjerr konkluzionin për energjinë e marrë. Përveç kësaj, pajisja është e aftë të monitorojë ndryshimet e peshës trupore, nivelin e stresit, nevojën e organizmit për ujë, presionin e gjakut, cilësinë e gjumit.

Kostoja e parashikuar e pajisjes - rreth 300 $. Pajisja është interesante jo vetëm për konsumatorët e thjeshtë: për ata që merren me sport ose thjesht monitorojnë me kujdes peshën e tyre trupore. Për habinë e zhvilluesve të pajisjes, byzylykun "e zgjuar" do të dëshironin ta kishin në dispozicion mjekët dhe siguruesit, veçanërisht ata amerikanë (assurer):

- Ata duan të marrin një pajisje të tillë për menaxhimin e rreziqeve. Në SHBA numri i njerëzve me obezitet (trashje) dhe probleme të zemrës është mjaft i madh, duhet thënë. Ata nuk mund të monitorojnë regjimin e tyre të jetës gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë të siguracionit, ndërkohë që rreziqet rriten. Të themi, një person ka probleme me zemrën, ndërsa ai e teproi me sasinë e ushqimit të ngrënë dhe, si rezultat, e ndjeu veten keq. Ai ka nevojë për trajtim mjekësor. Ndërsa shoqëria e sigurimit gjatë kësaj pëson humbje. Në mjekësi ka një tjetër histori. Atje duan të ulin koston e shpenzimeve të kujdesit post-operativ. Pacientin pas operacionit tani janë të detyruar për ta mbajtur njëfarë kohe në spital, edhe pse atij nuk i nevojitet gjë tjetër veçse kontrolli i reagimit të zemrës ndaj ngarkesës fizike.

Interesi për produktin e kompanisë ruse HealBe është mjaft i lartë. Shpërndarës të kësaj kompani ka në shumë vende: SHBA, Francë, Kinë, Indi, dhe madje në Afrikën e Jugut. Në shitje të lirë byzylyky-dietolog do të dalë në prill të këtij viti në SHBA, kurse në verë - në rajonin e Azisë.