Astrologu rus Vlladisllav Obollonskij zbulon sekretet e së ardhmes dhe tregon se kush duhet të jetë më i kujdesshëm, më vigjilent këtë vit dhe cili do të jetë i përkëdheluri i fatit:

Kali. Ai favorizon njerëzit energjikë, qëllimsynues, punëtorë. Duke qenë nga natyra qenie dashamirëse, e hapur dhe e patrembur, kali i pret këto gjëra edhe nga të tjerët. Personat e kësaj shenje duhet të jenë të ndershëm me ata që i rrethojnë, të respektojnë veten dhe njerëzit e vet më të dashur, të mos ua kursejnë atyre fjalët e mira, dhe atëhere fati e mbarësia nuk do të anashkalojnë shtëpinë e tyre.

Miu. Njerëzit, që i përkasin kësaj shenje të horoskopit kinez, janë mjaft të sofistikuar dhe energjikë. Por në vitin 2014 ata duhet të bëjnë kujdes dhe t’i peshojnë mirë vendimet e veta. Ata janë shumë të rrezikuar për të bërë gabime dhe për të ndjekur rrugë të shtrembër. Do të jetë mirë për ta t’i venë veshin zemrës së vet, ajo nuk do t’i gënjejë kurrë ata.

Bualli. Njerëzit e kësaj shenje janë të fortë dhe të durueshëm. Këtë vit ata do të jenë jashtëzakonisht tërheqës për seksin e kundërt. Karizma, një dhunti e tyre e lindur kjo, do t’i bëjë ata të suksesshëm edhe në punë. Gjëja kryesore, që duhet të mbajnë vath në vesh ata, është të mos harrojnë t’i kushtojnë vëmendje të afërmve të tyre.

Tigri. Njerëzit e kësaj shenje mbretërore do të kenë mundësi të mirë për të përmirësuar gjendjen e tyre financiare. Ata duhet të përpiqen të mos lënë përgjysëm punën e filluar. Kjo është shumë e rëndësishme për ta, edhe pse për natyrën e tyre impulsive dhe pasionante, nuk është aspak e lehtë një gjë e tillë.

Lepuri. Njerëzit dashamirës dhe me natyrë gazmore të shenjës së Lepurit do të mund të vlerësojnë në mënyrë të plotë se sa e mrekullueshme është jeta kur të mos fshehin në shpirt zilinë dhe të mos ruajnë hatërmbetje. Për ta do të jetë diçka mjaft e mirë të takohen sa më shpesh me miqtë e tyre, sepse këta të fundit mund t’u bëjnë atyre surpriza të papritura, por shumë të këndshme. Viti 2014 do të jetë jashtëzakonisht i favorshëm për ta në frontin e jetës personale.

Dragoi. Personat karizmatikë, shpërthyes dhe plot pasion të kësaj shenje mund ta gjejnë veten në epiqendër të intrigave. Megjithatë ata duhet të përpiqen të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin e vet. Nuk duhet të kenë frikë që të marrin vendime dhe për të marrë mbi vete përgjegjësi. Nëse ata e ndjejnë se ka ardhur koha për të ndryshuar diçka në jetën e tyre, pikërisht tani është periudha më e favorshme për ta bërë këtë.

Gjarpëri. Personat nazemëdhenj dhe mjaft tërheqës të kësaj shenje duhet t’u vënë më shpesh veshin dëshirave të veta. Atyre do t’u bëjë mirë ta përkëdhelin paksa veten këtë vit. Të ndërmarrin më shumë udhëtime. Në fund të fundit, ata duhet të kujtojnë momentet e mrekullueshme të jetës, të cilat i bëjnë të ndihen si me krahë, të frymëzuar, kur zbulojnë gjëra të reja...

Kali. E si të mos ndërtojnë plane të madhërishme dhe t’i lëshojnë pa fre për realizim iniciativat dhe idetë e veta njerëzit e kësaj shenje në vitin e tyre. Atyre do t’u duhen shumë energji dhe guxim në këtë vit, prandaj u këshillohet t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë shëndetit të vet! Këta persona duhet të bëjnë kujdes në muajt e dimrit, kur rreziku i ftohjes është veçanërisht i lartë.

Delja. Njerëzit romantikë dhe të qetë të kësaj shenje do të duhet të analizojnë me kujdes se si qëndrojnë punët në familjen e tyre. Gjatë gjithë vitit të kaluar, duke u marrë intensivisht me zgjidhjen e problemeve në punë, ata kanë lënë paksa mbas dore njerëzit e rrethit të vet të ngushtë, ndërkohë që pikërisht këta të fundit dhe janë për ta mbështetja më e sigurtë dhe prapavija e tyre e besueshme.

Majmuni. Personat simpatikë, sfidues dhe kokëkrisur të kësaj shenje do të jenë gjithë kohës të ftuar diku. Atyre do t’ju drejtohen shpesh për këshilla apo ndihmë, prandaj do t’u nevojitet një sasi mjaft e madhe energjie për të arritur gjithçka që kërkohet prej tyre.

Gjeli. Njerëzit buzëqeshur, optimistë dhe me mendje pjellore të shenjës në fjalë do të jenë pothuajse tërë vitin shpirti i çdo shoqërie. Të gjithë ata do të jenë të suksesshëm në gjithçka të planifikuar dhe punët do t’u shkojnë mbarë e mirë, me përjashtim të shëndetit. Pastaj duhet të bëjnë përpjekje maksimale për ta ruajtur atë.

Qeni. Njerëzit e ndershëm dhe mjaft të hapur të kësaj shenje, të cilët e kanë filluar në mënyrë energjike dhe mjaft aktive këtë vit, ka shumë mundësi që aty nga vera të humbasin fuqitë e ta ndjejnë veten të rraskapitur. Ata nuk duhet t’ia hyjnë të gjitha punëve njëherësh, lypset t’i seleksionojnë ato sipas rëndësisë. Do të ishte e këshillueshme për ta që të zgjedhin një prioritet të caktuar, dhe atëhere ata do të mund të arrijnë një progres të ndjeshëm në të tashmë aty nga fundi i vitit.

Derri. Për njerëzit e ndjeshëm dhe të ndershëm, që i përkasin të shenjës së Derrit, viti 2014 do të jetë shumë i suksesshëm! Dhe në qoftë se ata do të kenë mundësi për të udhëtuar më shumë, do të karikohen me energji, emocione pozitive dhe frymëzim të vërtetë për një kohë të gjatë.