Rritja e temperaturës, kthimi i një pjese të tokave në shkretëtira si rezultat i thatësirave, humbja e ujit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike globale në planet dhe janë shkaqet kryesore të reduktimit të biodiversitetit. Studimet e fundit tregojnë se në brigjet e Amerikës së Veriut, ku luhatjet e temperaturave janë veçanërisht të dukshme, sasia e peshkut salmon në vitet e fundit është shkurtuar deri në dhjetë herë. Në vitet e ardhshme mund të zhduken përgjithmonë gumat koralore. Temperaturat e larta të ajrit u shkatërrojnë në mënyrë të pamëshirshme atyre lëndët ushqyesve, çka shkakton fillimisht zvetënimin, humbjen e ngjyrës dhe më pas vdekjen e tyre. Reduktimi i sasisë së reshjeve dhe rritja e periudhave të nxehta në Australi vë në prag të zhdukjes shumë lloje të kafshëve marsupiale (me xhep), duke përfshirë edhe kangurin. Klima më e thatë dhe më pak e parashikueshme në Afrikë, më në jug të shkretëtirës së Saharasë, ka reduktuar ndjeshëm habitatin e elefantëve.

Për shkak të ndryshimeve të klimës mund të zhduken përgjithmonë edhe disa elemente të relieveve gjeografike. Kështu, ka filluar të shkatërrohet ekosistemi i kullotave alpine, të cilat po zëvendësohen me shpejtësi nga pyjet. Bimët e livadheve, që kanë ekzistuar prej shumë shekujsh, mund të ruhen vetëm në zona jo të mëdha. Shkencëtarët vërejtën se disa specie kanë emigruar për të ruajtur habitatin e nevojshëm për jetesën e tyre, thotë biologu rus Sergei Kruçina:

- Në rajonin e Moskës janë shfaqur specie jugore të insekteve, duke përfshirë edhe dëmtues. Është rritur shumë numri i sëmundje të bimëve që janë karakteristike për rajonet jugore. Mund të flitet tashmë mbi zhvendosjen graduale të bimëve dhe kafshëve jugore, që e duan të ngrohtin, drejt Veriut. Në Rusinë Qendrore ka filluar të rritet pa asnjë problem rrushi, e ndjejnë veten në mënyrë mëse komforte atje edhe pemët frutore jugore.

Studimet e fundit tregojnë se ndryshimi i klimës po ndihet në mënyrë më të fuqishëm në latitudat arktike. Kështu, janë reduktuar dukshëm akujt detarë si dhe sipërfaqet e përhapjes së mbulesës sezonale të dëborës. Të gjitha këto ushtrojnë një ndikim negativ mbi banorët e veriut.

Rritja e temperaturave mund të ndikojë jo vetëm në madhësinë e mbulesës së akullt të Arktikut. Sipas rezultateve të një studimi të fundit, ngrohja në Tokë do të çojë në faktin se madje edhe grabitqarët e mëdhenj me kalimin e kohës do të reduktohen në mënyrë të konsiderueshme në përmasat e veta. Njëherë tashmë kjo ka ndodhur, rreth 55 milionë vjet më parë. Kjo ishte periudha me ngrohjen më të fuqishme dhe të shpejtë që nga koha e zhdukjes së dinosaurëve. Shkencëtarët evolucionistë teorizojnë se kafshët u zvogëluan në përmasa për shkak të mungesës së ushqimit: në kushtet e ekzistencës së nivelit të lartë të dioksidit të karbonit, bimët janë më pak të ushqyeshme (kanë më pak kalori).

Hulumtimet bashkëkohore tregojnë se ndryshimet aktuale të klimës do të ndodhin në dy deri tre herë më shpejt. Kurse kjo do të thotë se kafshët dhe bimët do të jenë të detyruara të ndryshojnë më shpejt për të mbijetuar në kushtet e reja të mjedisit. Është plotësisht e mundshme dukja e kombinimeve të reja të specieve dhe komuniteteve, të cilat do të krijojnë ekosisteme të panjohura më parë.