Kjo temë u diskutua nga Radiokompania "Zëri i Rusisë" me disa ekspertë.

Në kushtet e krizë së përkeqësuar ekonomike, kur nga postet e tyre po fillojnë të largohen drejtuesit kyçë të autoriteteve ukrainase, në veçanti Kryeministri Mykola Azarov, Presidenti Viktor Janukoviç duhet të marrë vendimin përfundimtar, deklaroi në On Air e "Zërit të Rusisë" eksperti rus Bogdan Bezpalko:

- Ai do të duhet të vendosë ose të dorëzohet, ose të aplikojë opsionin ushtarak në vend në një apo dy javët e ardhshme. Përndryshe kjo mund të bëhet për të jo vetëm vdekje politike, por edhe vdekje plotësisht e natyrshme, kur ai jo vetëm që do të humbasë pushtetin, por me probabilitet të madh, edhe vetë jetën. Atij tashmë ia kanë hedhur fjalën në mënyrë të përsëritur për fatin e Çausheskut, Gaddafit, Millosheviçit dhe politikanëve të tjerë, të cilët u rrëzuan nga pushteti si rezultat i "revolucioneve me ngjyra" dhe gjetën vdekjen. Në këtë situatë ai duhet të bëjë sa më shpejt zgjedhjen e vet.

Marrja e vendimit përfundimtar në këtë situatë është e nevojshme, shprehen me bindje ekspertët, sepse në kushtet e situatës krejtësisht të papërcaktuar, të paqartë do të vijë duke u rritur presioni nga ana e Perëndimit. Tani forcat, të cilat koordinojnë aktivitetin e protestave në rrugë, ndërsa ato nuk përfaqësojnë aspak krerët e opozitës Kliçko (Klitschko), Tjagnibok (Tyagnibok) apo Jacenjuk (Jacenuk), po i cfilitin psikologjikisht dhe fizikisht autoritetet ukrainase me lojën "polic i mirë, polic i keq", çka çoi tashmë në dorëheqjen vullnetare të Kryeministrit të vendit, thotë historiani Andrei Marçukov (Andrew Marchukov):

- Edhe udhëheqësit e moderuar liberalë, edhe pjesëmarrësit luftarakë të Majdanit, dirigjohen nga një qendër e vetme, ajo është e SHBA-ja dhe përfaqësitë e saj rajonale në Ukrainë dhe në një sërë vendesh të Evropës Lindore. Veprimet po zhvillohet sipas skenarit - polici i mirë dhe polici i keq.Fillimisht autoritetet e Viktor Janukoviçit presohen nga triumvirati i mirë - i përfaqësuar prej liderëve të opozitës. Ata parashtrojnë gjithfarë kërkesash, me të cilat Presidenti Janukoviç nuk bie dakord, dhe në këtë rast ndërhyn Majdani luftarak - polici i keq.

Në momentet aktuale është e vështirë të parashikohet zhvillimi i mëtejshëm i situatës në Ukrainë. Sidomos tani që është aktivizuar ndjeshëm vala e radhës e veprimtarisë së strukturave radikale. Kështu, Kreu i grupit ekstremist joformal "Sektori i djathtë" Dimitri Jarosh (Dmitry Jaros) ka akuzuar liderët e partive të opozitës parlamentare për pavendosmëri dhe deklaroi se përgjegjësinë e mëtejshme për ndryshimin e pushtetit në republikë e merr mbi vete organizata e tij. Udhëheqësi i ekstremistëve ndërkohë ka shprehur gatishmërinë për të kufizuar aktivizimin e protestuesve në rrugë në bazë të parimit "ju një lëshim - ne një lëshim" (pra "koncesion për koncesion"). Ndërsa në rast të refuzimit të autoriteteve të Ukrainës është kërcënuar me organizimin e trazirave të reja.