Parada ushtarake dedikuar 70 vjetorit të heqjes së bllokadës së Leningradit do të mbahet më 27 janar. Në të do të marrin pjesë më shumë se 1.500 ushtarakë dhe mbi 100 njësi të teknikës luftarake më moderne, duke përfshirë edhe automjetet ushtarake të Luftës së Dytë Botërore.