Siç shkruan burimi italian Guerra del gas:

Nëqoftëse ai do të gjejë zbatim në jetë, atëhere në vend do të duket stacioni që do të shërbejë si nyje shpërndarëse për gazin e Azerbajxhanit, çka do të kontribuojë në diversifikimin e furnizimeve për industrinë dhe personat privatë me një ulje të mundshme të çmimeve, duke krijuar vende të reja pune në kohën e krizës së rëndë ekonomike dhe sociale.

Në vitin 2013 presidentët e Malit të Zi, Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjë dhe Hercegovinës kanë nënshkruar në Tiranë memorandumin për bashkëpunim në ndërtimin e dy tubacioneve të reja të gazit - TAP dhe degës së tij - gazsjellësit Adriatik-Jon (IAP).

Projekti i TAP, i zhvilluar në vitin 2003 nga kompania zvicerane EGL Group, destinohet për të transportuar gazin natyror nga rajoni i Kaspikut në Evropë. Kapaciteti fillestar i tubacionit TAP do të jetë 10 miliardë metra kub në vit, ndërsa ai maksimal - 20 miliardë. Tubacioni në fjalë do të fillojë në Greqi dhe do të kalojë përmes territorit të Shqipërisë dhe fundit të Detit Adriatik më tej për në Itali. Në Itali dhe Greqi ai do të lidhet me infrastrukturën tashmë ekzistuese të tranportimit të gazit. Kjo është arsyeja përse disa ekspertë e konsiderojnë projektin TAP për rrethinat e Evropës dhe Ballkanin, i cili nuk do t’i sjellë përfitime serioze as Azerbajxhanit dhe as BE-së.

Burimi kryesor i mbushjes së tubacionit TAP do të jetë gazi, i cili është planifikuar për t’u prodhuar (nxjerrë, pra) në vendburimin "Shah Deniz". Në 2013 Konsorciumi "Shah Deniz" zgjodhi TAP si rrugën më të preferuar për transportimin e gazit të vet në tregjet evropiane. Drejtori menaxhues i tij, Kjetil Tungland, beson se kjo zgjedhje është me shumë perspektivë:

- Zgjedhja e projektit TAP për transportimin e gazit natyror të Azerbajxhanit në Evropë është hapi i parë dhe i rëndësishëm në realizimin e projektit "Korridori Jugor i Gazit".

Pjesë të këtij Korridori ishin edhe tubacioni i vdekur para kohe "Nabucco", edhe gazsjellësi Trans-Kaspik, fati i të cilit nuk dihet ende. TAP-i jo i madh evropianojugor është më pak i shtrenjtë nga të gjithë tre projektet. Përveç kësaj, realizimi i TAP, sipas mendimit të Kryeministrit të Greqisë Antonis Samaras,"për herë të parë do t’i lejojë Greqisë të bëhet jo thjesht një drejtim dytësor, por një vend, përgjatë territorit të të cilit do të kalojnë rrjetet trans-evropiane".

Duhet theksuar se TAP nuk është aspak një konkurrent i "Gazprom-it" në tregun evropian të gazit. 10 miliardë metra kub gaz azerbajxhanas, që do të pompohen fillimisht nëpërmjet tij për në Evropë, janë një pikë uji në det në krahasim me vëllimet e furnizimit të gjigandit rus, 2 % të konsumit të përgjithshëm evropian, dhe do të ketë të bëjë ai vetëm me dy shtete anëtare të BE-së përmes territoreve të të cilave do të kalojë tubacioni - Greqinë dhe Italinë.