SHBA-në "vektori iranian" i politikës ruse po e shqetëson gjithnjë e më shumë: Uashingtoni qartazi nuk dëshiron që Rusia të fillojë rivendosjen në vëllim të plotë të lidhjeve ekonomike me Teheranin dhe t’u bëjë me këtë konkurrencë serioze kompanive amerikane. Që nga 20 janari Irani filloi të zbatojë marrëveshjet për kufizimin e programit të tij bërthamor. Kurse BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë zbutur pjesërisht regjimin veprues të sanksioneve kundër Teheranit.

Në janar u bë e ditur se Rusia është e gatshme për të filluar blerjen e naftës nga Irani deri në 500.000 fuçi në ditë. Me shumë gjasa, pikërisht një marrëveshje e tillë dhe është planifikuar që të nënshkruhet gjatë vizitës së pritshme të Presidentit të Rusisë. Diplomatët rusë, në përgjigje të akuzave të shprehura nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se Moska njeh vetëm sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Iranit. Ndërsa sanksionet e njëanshme të SHBA-së për blerjet e naftës dhe transaksionet financiare me Teheranin nuk i konsideron për veten ligjërisht të detyrueshme për zbatim.

Ujdia e planifikuar e naftës mes Moskës dhe Teheranit ka shkaktuar reagimin jo plotësisht adekuat të Shteteve të Bashkuara. Ministri amerikan i Financave Jack Lew, pa përmendur konkretisht Moskën, është kërcënuar se Uashingtoni do të përdorë masat ndëshkimore ndaj çdo kompanie që do të përpiqet për të anashkaluar embargon amerikane ndaj Iranit:

- Për kompanitë kryesore botërore do të ishte një gabim i madh që të mbivlerësojnë shkallën e hapjes së Iranit për biznesin. Plani i Veprimit të Përbashkët (i "Gjashtëshes" së ndërmjetësuesve ndërkombëtarë dhe Iranit) parashikon zbutjen e sanksioneve absolutisht të caktuara, të kufizuara. E gjithë arkitektura e sanksioneve të naftës dhe atyre financiare mbetet në vend. Çdo kompani, e cila kalon kufirin e përcaktuar dhe ndërmerr veprime që i shkelin këto sanksione, mund të bëhet subjekt i masave ndëshkuese, dhe ne synojmë për të monitoruar nga afër zbatimin e regjimit të sanksioneve.

Por në Moskë janë mëse të bindur se në qoftë se Rusia do të presë deri sa SHBA-ja dhe BE-ja të anulojnë sanksionet e vendosura ndaj Iranit, atëhere partnerët perëndimorë do të kenë kohë të mjaftueshme për të ndarë mes tyre tregun iranian.

Mbi faktin se Rusia e llogariti saktë kohën për veprim flet edhe i gjithë kursi i Samitit Ekonomik Botëror të Davos-it. Ai po vazhdon tani në Zvicër. Në Davos performancën e Presidentit të ri iranian, Hassan Rouhani, e ndoqën me vemendje tejet të përqendruar shumë ekspertë. Auditori ishte i mbushur plot e përplot me delegatë nga biznesi i madh i Evropës dhe SHBA-së. Vetë Presidenti iranian tha se me kusht të dobësimit të sanksioneve Teherani është i gatshëm për të ndërtuar partneritete me vendet perëndimore. Siç është shprehur Agjencia gjermane DPA, biznesi evropian "tashmë po lëpin buzët" në pritje të hapjes së tregut të Iranit.

Vetë Hassan Rouhani në Zvicër është takuar më shumë jo me politikanët, por me drejtuesit e korporatave kryesore botërore që operojnë në sektorin e energjetikës. Dhe u ka bërë thirrje atyre që të kthehen në Iran dhe të investojnë kapitalet e veta në ekonominë e tij.