Në sipërfaqet e ish kioskave të lokaleve të sipërpërmendura do të instalohen pajisje të shumëllojshme teknologjike. Zhvillimi i mëtejshëm i zinxhirit të rrjeve të ushqimit të shpejtë (fast food) brenda në metro nuk është parashikuar, njoftuan në udhëheqjen e metrosë së Moskës.

Metroja e Moskës ndërpreu kontratën e qirasë me kompaninë "Bufet Metro", e cila ka hapur dhjetëra shitore të ushqimit të shpejtë në stacione të ndryshme të saj dhe në kalimet ndërmjet tyre.