Natyra e harlisur tropikale, ajri i pastër, jahtet luksoze dhe plazhet me rërë të bardhë verbuese - Saint-Barthélémy ka tërhequr për herë të parë vëmendjen e përgjithshme në mesin e shekullit XX, kur David Rockefeller dhe disa persona të tjerë shumë të pasur filluan të ndërtojnë atje rezidencat e veta.

Në Rusi ishulli u bë i njohur në vitin 2009, kur Roman Abramoviç (Abramovich) bleu 70 hektarë tokë prapa plazhit Gouverneur me bungalot e ngritura atje me pamje nga oqeani, me korte tenisi, pishina, pista vallëzimi dhe restorante.