Mblidhni datën, muajin dhe vitin e lindjes tuaj me numrin 7 (numri-satelit i vitit 2014) dhe pas kësaj ju do të mësoni se çfarë ju pret në Vitin e Ri.

Shembull:

Data juaj e lindjes: 17 dhjetor i vitit 1950 (17.12.1950). Ju duhet t’i rendisni njëri pas tjetrit në vijueshmëri të gjithë numrat dhe t’u shtoni atyre në fund shifrën 7. Vazhdoni operacionin e mbledhjes së këtyre numrave deri në përftimin e shifrës 1-numërore: 1 +7 +1 +2 +1 +9 +5 +0 +7 = 33, 3 + 3 = 6. Rezultati i fituar dhe do të jetë numri juaj personal për vitin 2014. Kurse për deshifrimin e kuptimit të tij Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" do ta ndihmojë eksperti astrolog Vlladisllav Obollonskij.

1 - Viti 2014 do të jetë për ju kohë e fillimeve dhe planeve të reja. Mos kini frikë të shtroni përpara vetes pikësynimet dhe detyrat më ambicioze. Gjëja më kryesore - vendosmëria juaj dhe besimi në arritjen e suksesit. Në rrugën drejt tij juve ju presin shumë pengesa. Por aty nga fillimi i verës përpjekjet tuaja do të kurorëzohen me sukses dhe do të japin frytet e para. Nuk ju këshillohet të kënaqeni me atë që keni arritur. Duhet të vazhdoni të avanconi pa u ndalur.

2 - Ky vit do të kalojë për ju nën flamurin e bashkëpunimit dhe gjetjes së lidhjeve të reja. Mos u habisni aspak në qoftë se në vitin 2014 juve do t’ju bëhet një ofertë, të cilën nuk do të mund ta refuzoni dot kurrsesi. Ata persona, zemra e të cilëve është e lirë, do të mund të heqin qafe më në fund vargonjtë e rëndë të vetmisë.

3 - Gjëja, së cilës ju duhet t’i përkushtoheni në të vërtetë në vitin 2014, është kreativiteti. Pa kujtoni se çfarë kënaqësie të jep vetë procesi i krijimit të diçkaje të re. Tani është koha më e favorshme për të filluar një projekt të ri në shkallë të gjerë. Dhe mos u habisni nëse ai do të jetë shumë më i mirë se sa krijimi juaj i mëparshëm.

4 - Për ju ky do të jetë viti më i vështirë. Përreth jush do të ketë kaq shumë tundime ndjellëse, saqë do të jetë fort e vështirë që t’u rezistoni atyre. Ndërsa duke rënë pre e këtyre tundimeve ju mund të humbni shumë. Kini kujdes! Mos lejoni që dobësitë tuaja të triumfojnë mbi arsyen e shëndoshë.

5 - Në vitin 2014 përpiquni t’i kushtoni sa më shumë kohë anëtarëve të familjes dhe miqve tuaj. Ata do të kenë nevojë më shumë se kurrë ndonjëherë më parë për ju. Rrethojini ata me ngrohtësinë dhe kujdesin tuaj, sepse ju dini ta bëni jashtëzakonisht mirë këtë. Ide e mrekullueshme do të jetë organizimi i një udhëtimi së bashku me ta. Ai do t’ju afrojë akoma dhe më shumë.

6 - 2014 do të kalojë për ju nën shenjën e dashurisë. Ju do të zhyteni kokë e këmbë në vorbullën e vrullshme, marramendëse të pasionit. Dhe do të bëni shumë mirë. Në punë të tilla të zemrës nuk mund të udhëhiqeni kurrsesi nga arsyeja. Vetëm ndjenjat duhet t’ju prijnë. Mbase më vonë ju mund të pendoheni për këtë, por ndoshta dhe jo. Gjithçka do të varet vetëm nga ju dhe këndvështrimi juaj ndaj situatës.

7 - Numri juaj përkon me numrin e vitit 2014, ndërsa kjo do të thotë se mund të shpresoni për një fat të madh. Mos u shpërqendroni e mos humbisni kohën me vogëlsira. Zgjidhni një drejtim prioritar për veten dhe avanconi me guxim në këtë kah, sepse në rrugën tuaj nuk do të hasni asnjë pengesë serioze. Përpiquni t’i kushtoni sa më shumë vemendje vetëpërsosjes së brendshme. Juve ju presin punë e vepra me të vërtetë të mëdha.

8 - Këtë vit ju do të keni mundësi të udhëtoni shumë shpesh dhe kjo do t’ju japë kënaqësi të madhe. Njohja me vende dhe popuj të tjerë, me doke e zakone diverse - të gjitha këto do t’ju intrigojnë, impresionojnë pa masë dhe do të zgjerojnë horizontin tuaj. Viti 2014 do të jetë i mbushur për ju plot me ngjarje interesante. Dhe ju do të arrini të jeni i pranishëm në të gjitha këto evenimente. Përpiquni për të parë sa më shumë të jetë e mundur. Ju me siguri do të përfitoni mjaft nga të gjitha këto.

9 - Punë, punë dhe përsëri vetëm punë. Në vitin 2014 do t’ju duhet të djerësini paq për të arritur qëllimin e shumëdëshiruar. Përqëndroni gjithë forcën e vullnetit tuaj dhe filloni të veproni. Mos u ndalni as edhe një minutë! Vetëm në këtë rast në mbarim të vitit ju do të mund të ngadalësoni, më në fund, paksa ritmin e furishëm, të hidhni vështrimin pas dhe të filloni të korrni frytet e fitores. Dhe atëhere ju mund t’i lejoni plotësisht vetes për të fjetur mbi dafina. Ju e meritoni këtë!