Dashi. Në fillim të vitit 2014 gjithçka në punë dhe në jetën tuaj personale do të shkojë mbarë e mirë. Filloni të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe deri në periudhën e verës do të ndjeni një përmirësim të dukshëm të gjendjes shëndetësore në përgjithësi. Pikërisht në këtë kohë dhe do t’ju duhet si kurrë ndonjëherë më parë shëndeti i fortë, sepse aty nga fillimi i korrikut në punën tuaj priten ndryshime të mëdha. Me probabilitet të madh juve do t’ju propozojnë për gradim, ngritje në detyrë.

Demi. Menjëherë pas festave të fundvitit juve ju presin njohje të reja. Por ka shumë mundësi që miqtë tuaj të rinj të mos jenë aspak të tillë siç e shesin veten në të vërtetë. Janë gjithashtu të mundshme grindje të vogla për shkak të keqkuptimit në mes jush dhe njerëzve tuaj të afërt. Në vjeshtë merrni lejen vjetore: udhëtimet dhe pushimet do t’ju karikojnë me forca të reja dhe energji që do t’ju mjaftojnë deri në fund të vitit.

Binjakët. Në vitin 2014 duhet të mendoni për rritjen e nivelit tuaj arsimor dhe zgjerimin e horizontit. Ky vit mund të jetë për ju me të vërtetë fatpërcaktues: rruga që do të zgjidhni këtë vit do t’ju çojë në arritjen e qëllimit që ju keni shtruar prej kohësh përpara vetes. Shokët, miqtë dhe njerëzit e familjes do t’ju mbështesin në të gjitha fillimet dhe iniciativat tuaja. Në dhjetor është plotësisht e mundshme rritja në mënyrë të ndjeshme e mirëqenies, prosperitetit tuaj.

Gaforrja. Në fillim të vitit mund t’ju pushtojnë mendime shqetësuese, por prej kësaj nuk duhet të bini në pesimizëm: sepse në fund të fundit ju do të dilni fitimtarë madje dhe nga situata më e komplikuar. Ndërsa me shëndetin mund të keni disa probleme, sidomos në fillim të pranverës. Pini vitamina dhe forconi sistemin imunitar. Në qoftë se ju keni planifikuar prej kohësh ndonjë meremetim apo punime të ndryshme në shtëpi, shtatori do të jetë koha më e përshtatshme për ta bërë këtë.

Luani. Dijeni se në vitin 2014 yjet nuk do t’ju favorizojnë fort ju. Në punë gjithçka do t’ju shkojë mbarë e mirë vetëm në qoftë se nuk do të hyni në debate dhe nuk do të grindeni me eprorët. Dhe, në përgjithësi, përpiquni të jeni sa më të përmbajtur e të silleni sa më qetë. Kurse përsa i përket jetës personale, juve mund t’ua kenë zilinë të gjitha shenjat e tjera të Zodiakut. Tani ju duhet të ndryshoni në mënyrë kardinale këndvështrimin tuaj në lidhje me shumë gjëra, ndërsa për këtë do t’ju ndihmojnë hobitë tuaja të reja.

Virgjëresha. Sidomos në fillim të pranverës mund t’ju presin probleme në punë. Por ju do të mund të gjeni rrugëdalje madje edhe nga situatat më të vështira. Pikërisht në pranverë ju këshillohet që të bëni një pauzë dhe të shkoni me pushime, ku do t’ju hapet një vizion i ri për jetën tuaj. Shpenzime të mëdha financiare ju presin në nëntor, por aty nga fundi i vitit gjithçka do të normalizohet.

Peshorja. Viti 2014 do të jetë për ju si qiell pa re, pa kurrfarë problemesh. Probleme shëndetësore nuk parashikohen. Megjithatë është e rekomandueshme për ju të shëtisni sa më shumë që të jetë e mundur në ajër të pastër. Do të jenë shumë të dobishme shëtitjet e gjata në këmbë. Në fund të vitit ju presin ndryshimime tejet të këndshme.

Akrepi. Juve do t’ju eci fati absolutisht në të gjitha: në punë, në dashuri dhe me miqtë. Mund të planifikoni disa udhëtime. Ndërsa në karrierën tuaj mund të prisni një rritje marramendëse.

Shigjetari. Në vitin 2014 duhet t’ia vini veshin më shpesh intuitës suaj. Nuk ju rekomandohet të filloni projekte të reja me risk të lartë. Mos u strapaconi me shumë punë jashtë orarit, por dhe mos i lini gjërat pa kontroll që t’i marrë rrjedha sipas qejfit. Kjo vlen edhe për marrëdhëniet personale. Në prill mund t’ju presë një fitim i madh. Por shpenzojini këto mjete financiare me mençuri e nikoqirllëk.

Bricjapi. 2014 është absolutisht viti juaj. Në dimër do të bëhet e qartë se projekti, të cilit ju i keni kushtuar kaq shumë kohë, mund dhe përpjekje, është një minierë e vërtetë ari. Për njerëzit e kësaj shenje parashikohen mjaft takime interesante dhe njohje të reja si dhe shumë udhëtime.

Ujori. Në fillim të këtij viti ju presin lajme të mira. Mundohuni të frekuentoni më shpesh aktivitete kulturore nga më të ndryshmet në shoqërinë e anëtarëve të familjes dhe miqve tuaj. Përpiquni të mos i planifikoni pushimet në stinën e verës, ka shumë të ngjarë që eprorët të mos bëjnë dot pa ndihmën tuaj në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme. Por në fund të nëntorit ju mund të kërkoni, në mënyrë të sigurtë dhe pa asnjë hezitim, ngritje në detyrë.

Peshqit. Viti 2014 nuk do të jetë për ju aq i paqtë dhe i suksesshëm siç shpresonit ju. Por mos u dëshpëroni kurrsesi dhe mos e humbni shpresën, sepse herët a vonë pas reve del dielli. Në jetën personale për Peshqit gjithçka do të shkojë për mrekulli, por është e rekomandueshme megjithatë që njerëzit e kësaj shenje t’i kushtojnë më shumë vemendje të afërmve të tyre. Punët e pambaruara do të jetë më mirë t’i finalizoni deri në pranverë, për shkak se aty nga prilli ju do të përfshiheni në vorbullën e telasheve dhe andrrallave të shumëllojshme. Por në shtator çdo gjë në jetën tuaj do të rikthehet në vazhdën normale.