Qëllimi i tij, sipas fjalëve të organizatorit të "Muzika e përkthimit" Benjamin Bakalinskij, është njohja e lexuesve të huaj me letërsinë ruse të pa përkthyer ndonjëherë më parë, dhënia e mundësisë përkthyesve të rinj për të demonstruar aftësitë e veta të vërteta në këtë lëmë".

Ky konkurs mbledh së bashku përkthyesit prej rajoneve të ndryshme të Rusisë si dhe nga 220 vende të ndryshme të botës. Dhe në qoftë se pesë vjet më parë në këtë festival u përfshinë rreth 500 vetë, këtë vit numri i pjesëmarrësve të tij u rrit në gati 2.500, kurse përkthimet janë bërë nga 40 gjuhë.

Kuadrot e festivalit vijnë duke u zgjeruar në mënyrë të ndjeshme çdo vit, dhe, siç shtoi Benjamin Bakalinskij, në vitin 2014 do të organizohen dy konkurse: për fëmijë dhe të rritur. Nominimet do të mbeten të njëjta: poezia, proza, gazetaria. Madje që sot shumë qendra kulturore e kanë mbështetur aktivisht këtë ngjarje, kurse qendrat kulturore të Izraelit dhe Britanisë së Madhe nderuan me libra disa përkthyes, të cilët, sipas mendimit të tyre, kanë dhënë kontributin më të madh në zhvillimin e marrëdhënieve kulturore midis vendeve të ndryshme.

Çmimin kryesor, kontratën me shtëpinë botuese "Alpina Publisher", i cili i jep të drejtën autorit të publikojë librin e përkthyer prej tij, këtë vit e ka marrë Çullpan Sadikova, përkthyesja ruso-italiane nga Torino.

Në të ardhmen shumë organizata kanë premtuar për të mbështetur festivalin, duke përfshirë edhe Shkollën e Lartë të Ekonomisë, kompaninë "Rostelecom", Ambasadat e Italisë, Izraelit, Turqisë, Greqisë dhe vendeve të tjera.

Dhe meqenëse u krijua këshilli i sponsorizimit të festivalit, në të ardhmen vlerësuesit rusë dhe ndërkombëtare të përkthimit mund t’i presë një show i vërtetë i veprave të përkthyera, një mozaik i tërë i arritjeve të mjeshtrave të vendeve të ndryshme. Interesi i gjallë ndaj marrëdhënieve kulturore, literaturës ndërkombëtare dhe përkthimit letrar, sidomos të poezive, i jep forca të reja dialogut kulturor ndërkombëtar.