Si po zhvillohet bashkëpunimi ruso-amerikan në sferën e armatimeve strategjike?

- Në qoftë se do të flasim për bashkëpunimin në çështjet që kanë të bëjnë me Armatimet Strategjike Ofensive në kuadër të Traktatit veprues, në të unë nuk vërej ndofarë problemesh të veçanta. Është i rëndësishëm dhe mjaft pozitiv vetë fakti që traktati vazhdon të veprojë në regjim të përditshëm. Ky është një instrument tashmë i mirërregulluar, i efektshëm. Natyrisht, ndonjëherë hasim edhe vështirësi të caktuara, për shembull, kur ka interpretime të ndryshme të ndofarë situatave. Por për zgjidhjen e tyre ekziston Komisioni Konsultativ dypalësh. Në tremujorin e parë të vitit të ri do të mbahet sesionin i tij i radhës. Pra, çdo gjë është e parashikueshme.

Përsa i përket të ardhmes, duhet thënë, se atëherë lindin pyetje të caktuara. Ato janë të lidhura me faktin se ne nuk mund të diskutojmë perspektivat e reduktimit të arsenalin bërthamor deri sa të gjejnë zgjidhje problemet që ndikojnë direkt në sigurinë tonë: dislokimi prej amerikanëve i sistemit të vet të mbrojtjes antiraket në Evropë, perspektiva e zhvendosjes së garës së armatimeve në kozmos dhe një mori çështjesh të tjera.

Në ç’mënyrë është e lidhur problematika e armatimeve strategjike ofensive me çështjen e vendosjes së sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket në Evropë? Për më tepër se marrëveshja e arritur për programin bërthamor iranian i bën gjithnjë e më të diskutueshme argumentet në mbështetje të krijimit të mbrojtjes antiraketore amerikane në Evropë?

- Kjo është me të vërtetë një çështje shumë e rëndësishme. Ne që fillimisht kemi dyshuar se programi bërthamor iranian është përdorur vetëm si një maskim, justifikim për zgjidhjen e detyrave që nuk kanë të bëjnë fare me çështjet iraniane. Neve tani na thonë: rreziku kërcënues ende nuk është eliminuar dhe se të gjitha marrëveshjet e arritura në Gjenevë në muajin nëntor janë të përkohshme, të kthyeshme, se ato mund të ndryshohen. Nëse do të ketë një qasje të tillë ndaj çështjeve që lidhen me sigurinë ndërkombëtare, atëherë, në përgjithësi, nuk do të ketë më asnjë kontroll mbi armatimet dhe reduktimi i armëve do të jetë i pamundur. Mua më duket se kjo është një logjikë e gabuar që i fut gjërat në rreth vicioz. Ndërsa segmenti Evropian i sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket ka për qëllim reduktimin, ngushtimin e mundësive parandaluese të Forcave ruse të frenimit ​​bërthamor. Kjo në fund të fundit e vështirëson mjaft punën për shkurtimin e mëtejshëm të armatimeve strategjike ofensive.

Vendosja e sistemeve raketore "Iskander" në Kaliningrad mos është një lloj përgjigje ndaj planeve amerikane të mbrojtjes antiraket në Evropë?

- Në këtë rast unë dua të kujtoj deklaratën e Presidentit të Federatës Ruse, të bërë nga ai në nëntor të vitit 2011. Në të është theksuar qartë se ne do të zbatojmë masat e nevojshme për balancimin e situatës, nëse programi i krijimit të mbrojtjes antiraket në Evropë do të vazhdojë të avancojë. Ne nuk kemi bërë asgjë që mund të quhet surprizë. Mënyra sensacionale e paraqitjes së kësaj teme prej disa mediave evropianoperëndimore dhe veçanërisht atyre evropianolindore është krejtësisht e sforcuar, për të mos thënë e trilluar.