Madje edhe midis mediave që përfaqësojnë shtypin e verdhë të SHBA-së "The National Enquirer" gëzon një reputacion shumë të dyshimtë. Ajo ka një audiencë të qëndrueshme, edhe pse shumë specifike. Të gjithë të tjerët e marrin në duar revistën "Enquirer" me shumë kujdes.

Bashkëshortët Obama i kanë ndarë tashmë jo një herë. Vetë revista e sipërpërmendur e ka bërë tri herë këtë. Madje ka përshkruar edhe parahistorinë e "divorcit" me detaje të tilla, të cilat zakonisht askush dhe kurrë nuk i ndan me shtypin. Këto detaje njerëzit nuk ka gjasa t’ia besojnë as avokatëve.

Në vitin 2010 Michelle, sipas versionit të revistës "The National Enquirer", u kërcënua ta lërë Barack nëse atij i shkrep në mendje të rizgjidhet për një mandat të dytë. Në vitin 1996 ajo i është kërcënuar atij me të njëjtën gjë, por para se Obama të zgjidhej në Kongres (kur ai humbi).

Në vitin 2004 "The National Enquirer" e ka "divorcuar" këtë çift për shkak se senatori Obama e tradhëtoi gjoja gruan me njërën prej asistenteve të veta.

Kurse tani revista i referohet "një personi të mirëinformuar" dhe shkruan se Michelle u zemërua keq nga sjellja e bashkëshortit të saj në ceremoninë e dhënies së lamtumirës së fundit Nelson Mandela në stadiumin e Johanesburgut më 12 dhjetor. Presidenti, sipas mendimit të saj, flirtonte në mënyrë krejtësisht të hapur me Kryeministren e Danimarkës Helle Thorning-Schmidt. Bukuroshja daneze ishte ulur në mes të Barack Obama dhe Kryetarit të Kabinetit britanik David Cameron. Treshja po zbavitej paq (duke qeshur madje me zë të lartë) me fotot e bëra në telefonin celular të Helle. Kjo sjellje më pas shkaktoi një skandal të vogël: pasi kështu nuk mund të sillen kurrsesi njerëzit në ceremonitë e varrimit. Michelle nuk e indinjoi vetë ky fakt, por vëmendja e rritur e burrit të saj ndaj Helle Thorning-Schmidt.

Gruaja e presidentit është një avokate me përvojë të madhe. Ajo është diplomuar në Princeton dhe Fakultetin Juridik të Harvardit. Njerëzit e një profesioni të tillë zakonisht nuk janë të prirur për demonstrim të emocioneve të tepërta. Por edhe vetë shkaku nuk ishte aspak serioz, duhet thënë. Gruaja e Presidentit Bill Klinton, për shembull, nuk e ndau bashkëshortin edhe pas historisë së tij të dashurisë me Monica Lewinsky. Ndërsa Hillari kishte shumë më tepër arsye për tu divorvuar se sa për një flirtim krejtësisht të padëmshëm dhe disa foto në celular.

Oprah Winfrey, producentja dhe moderatorja televizive mega-popullore amerikane, vetëm dy muaj më parë e pyeti Michelle Obama se çfarë do të thotë për të martesa me presidentin dhe si, në të vërtetë, e suporton, si e përballon ajo jetën në Shtëpinë e Bardhë. Me vështirësi, natyrisht, pranoi bashkëshortja e Presidentit të SHBA-së, por unë jam e plotësisht e vetëdijshme për rrugën që më duhet të përshkoj.

- Në përgjithësi, ky duhet të jetë një partneritet i vërtetë. Duhet ta duash shumë dhe ta respektosh tej mase njeriun me të cilin je martuar. Kjo (martesa, pra) është një rrugë e vështirë. Është e pamundur të lidhen dy njerëz dhe të rrisin edhe disa të tjerë dhe të mendojnë se çdo gjë do të jetë pa probleme, si qiell pa re, deri në fund të jetës. Të menduarit kështu - është recetë për katastrofë. Por kur ju në fund të ditës mund t’i thoni njeriut që keni përkrah: "Ej, a e di se je mjaft tërheqës për mua?!", atëherë kjo do të thotë se midis jush ka diçka më shumë se thjesht dashuri.