Mihaill Kallashnikov (Mikhail Kallashnikov) u lind më 10 nëntor të vitit 1919 në rajonin e Altai (Siberi Perëndimore) në një familje të madhe (me shumë fëmijë) fshatare. Në vitin 1938 ai u thirr në të shkuar në ushtri dhe shërbeu në një regjiment tankesh. Dhe që atëhere ai tregoi aftësitë e veta të spikatura krijuese, duke zhvilluar disa pajisje për tankun.

Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore u plagos rëndë. Duke qenë në pushimin gjashtëmujor për shkaqe shëndetësore pasi doli nga spitali, Mihaill Kallashnikov projektoi modelin e tij të parë të armës së lehtë të quajtur pistoleta-mitraloz. Në vitin 1944 ai krijoi prototipin testues të karabinës automatike. Në vitin 1947 gjatë testeve automatiku i tij "Kallashnikov" tregoi një efikasitet shumë të lartë. Siç është theksuar nga vetë zhvilluesi, ai krijoi armë për ushtarë po të tillë, siç ka qenë dhe vetë njëherë e një kohë.

Konstruksioni i automatikut dallohet për lehtësinë e vet operacionale, besueshmërinë e jashtëzakonshme dhe qëndrueshmërinë e pabesueshme (durabilitetin e tij). Ekspertët vendas dhe të huaj e kanë njohur "AK-47" si armën më të mirë të shekullit të XX-të. Ai është shënuar madje dhe në Librin e Rekordeve Guinness. Në të gjithë botën numërohen më shumë se 150 milionë ekzemplarë të automatikut "Kallashnikov".

Mihaill Kallashnikov arriti t’i shndërrojë armët ruse në markë kombëtare, thotë eksperti ushtarak rus Igor Korotçenko:

- Mihaill Kallashnikov është babai themelues i një serie të tërë të armëve automatike, të njohura në mbarë botën me emrin përmbledhës "automatiku Kallashnikov". Edhe pse në fakt këto janë një duzinë lloje të ndryshme të modeleve të armëve, të cilat janë konstruktuar nga Mihaill Timofejeviç Kallashnikov. Ai ka bërë shumë për forcimin e aftësisë mbrojtëse të vendit tonë. Dhe sot Forcat tona të Armatosura, strukturat e tjera ushtarake në bazën e vet të armatimeve janë të pajisura pikërisht me automatikë "Kallashnikov". Mihaill Kallashnikov është krenaria kombëtare e Rusisë.

Në bazë të automatikut "Kallashnikov" janë krijuar rreth 150 modele të ndryshme të armëve luftarake dhe civile të kalibrave të ndryshëm, duke përfshirë edhe mitralozin e lehtë (të dorës), karabinën dhe armët me tytë të lëmuar.

Mihaill Kallashnikov madje edhe në moshë të thyer ka punuar në mënyrë mjaft aktive. Atij i drejtoheshin gjithmonë për këshilla specialistët e rinj. "Unë vërtetë kam jetuar shumë, por mendoj se kam bërë pak. Prandaj vazhdoj të punoj. Ne duhet të vazhdojmë të forcojmë kufijtë e vendit, dhe unë jam i gatshëm të jap pa kursim kontributin tim në këtë çështje. Unë jam gjithmonë pranë jush!" - nuk lodhej së përsëritur konstruktori i famshëm.