Veshja festive e bukuroshes së pyllit është projektuar në mënyrë të tillë, që t’i përmbahet gamës së ngjyrave të flamurit rus. Ky bredh mbërriti në Kremlin nga pyjet e periferive të Moskës. Kulmi i tij është 30 metra i lartë, ndërsa mosha - më shumë se 100 vjeçare. Pema është zbukuruar me qindra topa të kuq, blu dhe të artë, kurse vargjet e dritave prej 4.500 llambash LED do të regëtijnë në 12 regjime të ndryshme.