Aleksei Pushkov mendon se fitoret më të rëndësishme diplomacia ruse i arriti në gjysmën e dytë të vitit. Më mbresëlënësja dhe më e spikatura prej tyre ishte parandalimi i intervencionit ushtarak të vendeve perëndimore në Siri:

- Iniciativa ruse për Sirinë ishte një fitore e madhe për të gjithë. Ajo e shpëtoi Barack Obamën nga votimi poshtërues për të në Kongresin Amerikan, pasi ndërhyrjen ushtarake kongresmenët nuk do ta mbështesnin kurrsesi. Situata rreth Sirisë demonstroi qartë se Shtetet e Bashkuara ndodhen në një fazë shumë të vështirë të zhvillimit të vet.

Është dobësuar paq si lojtar në arenën e politikës ndërkombëtare edhe Bashkimi Evropian, i cili deri tani nuk po mundet të vijë dot në vete nga pasojat drastike të krizës financiare. Për shkak të kontradiktave ekzistuese brenda Botës së Vjetër po vijnë duke u pjekur prirjet radikale të djathta. Partitë nacionaliste janë duke marrë gjithnjë e më shumë vende në parlamentet lokale. Aleksei Pushkov beson se Bashkimi Evropian po përjeton tani kohë të vështira:

- Brenda vetë BE-së ekziston lëvizja e fuqishme e euroskepticizmit. Por kjo nuk do të thotë aspak se Bashkimi Evropian po shpërbëhet. Thjesht tani po ndodh riperceptimi i modelit të BE-së.

Në përfundim të konferencës për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Aleksei Pushkov deklaroi se Lojrat Olimpike në Soçi nuk u bënë faktori vendimtar që ndikoi në lirimin e ish-Kreut të kompanisë së naftës "Jukos", Mihaill Hodorkovskij (Mikhail Khodorkovsky):

- Faktori i Olimpiadës, me të cilin lidhin shumë shpesh lirimin e Mihaill Hodorkovskit, edhe nëse ka luajtur ndonjë farë roli në të menduarit e lidershipit të Rusisë, nuk është një ndër ata kyçë megjithatë.

Sipas mendimit të Aleksei Pushkov, në marrjen e vendimit për faljen e tij ka ndikuar vetë fakti që ish-Kreu i "Jukos" iu drejtua për herë të parë Presidentit të Rusisë me kërkesën përkatëse.

- Për herë të parë Mihaill Hodorkovskij iu drejtua udhëheqjes së Rusisë me kërkesën për falje duke shpjeguar edhe arsyet. Unë mendoj se kjo ka luajtur një rol të caktuar, sepse deri para kësaj nuk ka patur lutje të tilla.