Krishtlindjet janë evenimenti qendror në gjithë historinë njerëzore, thotë ai në mesazhin e vet, dhe kujton: me mishërimin e Birit të Perëndisë natyra njerëzore u ngrit në një lartësi të paparë, dhe prandaj çdo jetë njerëzore është e paçmuar. E gjithë kjo duhet të na inkurajojë ne për t’u sjellë me dashamirësi të madhe dhe vëmendje të veçantë ndaj çdo njeriu, pavarësisht nga fakti se sa i ndryshëm është ai nga ne.

Duke bërë thirrje për të mos lënë në këtë ditë të gëzueshme të Lindjes së Krishtit në harresë të tjerët, Patriarku Kirill i uron të gjithë përzemërsisht me rastin e festës së madhe të Krishtlindjeve duke i dëshiruar secilit paqe dhe prosperitet në Vitin e Ri.