Në rrugën e legalizimit të pjesshëm të drogave të "lehta" kanë hyrë tashmë SHBA-ja, Republika Çeke, Zvicra, Luksemburgu, Spanja, Portugalia dhe Xhamajka. Me fjalë të tjera, ne mund të flasim tani me siguri në lidhje me evidentimin e një trendi të ri botëror, mendon analisti politik rus Andrei Grozin:

- Legalizimi i drogave të lehta aktualisht është shndërruar në një farë lloj mode politike. E megjithatë, unë nuk do të guxoja të konfirmoja gjatë kësaj se kjo tendencë do të ketë jetë të gjatë. Tani për tani marihuana është pozicionuar në një nivel me duhanin dhe alkoolin.

Procesi i evidentuar prej ekspertëve duket i padëmshëm vetëm në shikim të parë. Drogat e lehta (po ashtu si dhe të gjithë narkotikët në tërësi) janë rruga më e shkurtër drejt ferrit, prej nga ku kthimi është i pamundur më, thotë mjeku Andrei Djomin:

- Sipas mendimit tim, një politikë absolutisht të drejtë ndjekin ato vende, të cilat kanë marrë kursin për ndalimin e drogës (narkotikëve) dhe ndjekjen penale, të pamëshirshme, të prodhuesve dhe shitësve të saj. Madje edhe drogat legale, ndër të cilat përfshihen edhe alkooli e duhani, kanë aftësinë për të ndryshuar psikikën e njeriut. Në fakt, kjo është një sëmundje e pashërueshme e trurit. Për fat të keq, në ditët e sotme shkenca nuk mund të na ofrojë asgjë. Efektiviteti i trajtimit mjekësor të narkomanëve është vetëm 3%.

Kujt i leverdis, pra, legalizimi i drogës? Opinioni i Andrei Grozin:

- Prodhuesve të këtyre drogave të lehta. Tregu i drogës aktualisht është i tejmbushur për shkak të situatës në Afganistan. Numri i narkotikëve është rritur në mënyrë drastike. Madje aq shumë saqë edhe tregu i zi, ku ato shiten, nuk është në gjendje për ta asorbuar këtë masë të madhe. Por në qoftë se do të zgjerohet tregu i ligjshëm apo gjysmë legal, i ashtuquajturi tregu gri, i marihuanës dhe hashashit, atëhere shitjet do të fluturojnë në stratosferë. Prodhuesit e drogës në këtë valë do të pasurohen. Legalizimi i drogave të lehta nuk do ta bëjë më të lehtë jo vetëm jetën e narkobaronëve, por as dhe të disa kompanive, strukturave financiare, që parazitojnë me ndihmën e këtij biznesi, të cilat ndodhen gjatë kësaj në sferën e ekonomisë së ligjshme.

Ekspertët konfirmojnë se justifikimi i liberalizimit të legjislacionit në këtë fushë nuk i qëndron absolutisht asnjë kritike. Për shembull, legalizimi i drogave, në përgjithësi, nuk e redukton aspak nivelin e krimit të lidhur me përdorimin e tyre, nuk çrrënjos tregun e zi dhe nuk pengon krimin e organizuar, nuk e kufizon përhapjen e AIDS-it. Në përgjithësi, kudo që të hedhësh vështrimin je i detyruar të konstatosh se droga jo vetëm që nuk zgjidh problemet e vjetra, vetëm dhe krijon të reja. Nëse në Qeverinë e Uruguajit dhe mbizotëroi një pikëpamje tjetër, kjo ndodhi në kundërshtim me faktet evidente.