Në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" ai ndau përshtypjet e veta nga konferenca për shtyp e Presidentit rus:

- Sensacion i vërtetë u bë artikulimi nga Vladimir Putin tashmë, siç i thonë fjalës në "output" të konferencës për shtyp, i informacionit mbi faljen e Mihaill Hodorkovskij (Mikhail Khodorkovsky). Kjo i habiti tej mase të gjithë, pasi kohët e fundit kanë qarkulluar në mënyrë aktive thashethemet mbi mundësinë e hapjes së "çështjes së tretë gjyqësore" ndaj ish-Kreut të kompanisë së naftës "Jukos", i cili edhe kështu ka kaluar tashmë shumë vite në burg (10 vjet). Dhe ja këtu, pa pritur e pa kujtuar, një lajm i tillë bombastik! E pabesueshme! Ndërsa në konferencën për shtyp Presidenti rus foli dhe për amnistinë e shpallur në vend, nga e cila do të përfitojnë edhe vajzat e punk grupit muzikor "Pussy Riot", një pjesë e figurantëve (të pandehurve) të "çështjes Bollotnaja".

Të gjithë këta hapa, të cilët kanë për qëllim humanizimin e sistemin politik, do ta bëjnë akoma dhe më tërheqës imazhin e Presidentit të Rusisë në sytë e bashkësisë ndërkombëtare, mendon publicisti çek. Ai tërhoqi vëmendjen edhe në një lajm tjetër bombastik, që tingëlloi në konferencën e djeshme (19 dhjetor) për shtyp, dhe pikërisht, ndaj deklaratës së Vladimir Putinit se Rusia nuk ka marrë ende vendimin përfundimtar për vendosjen e komplekseve raketore "Iskander" në rajonin e Kaliningradit. Ndërkohë që javën e kaluar u përhap informacioni se komplekset në fjalë janë dislokuar tashmë në vend. Dhe kjo ka shkaktuar shqetësim të madh në mesin e fqinjëve të Rusisë - në Poloni dhe republikat balltike - madje edhe në Gjermani, në territorin e së cilës raketat mund të arrijnë në mënyrë hipotetike. "Padyshim, lajmi i mirë i artikuluar nga vetë Presidenti Putin, përmbledh Ondřej Soukup, është një lloj sinjali pozitiv në kontekstin e problemit të sistemit të mbrojtjes antiraketore evropiane. Kjo tregon se palët nuk këmbëngulin me kokëfortësi në pandryshueshmërinë e pozicioneve të veta dhe se ka mbetur ende hapësirë për negociata me qëllim të gjetjes së një zgjidhje reciprokisht të pranueshme. Edhe pse unë personalisht nuk e qas mendimin se madje edhe në një perspektivë të largët historike mes Rusisë dhe NATO-s mund të shpërthejë ndonjë konflikt ushtarak. Unë do të thoja dhe më tepër, në qoftë se Rusia ndjehet më e sigurtë me komplekset e veta "Iskander", le t’i dislokojë ato në vendin e dëshiruar. Sigurinë evropiane ato me garanci të plotë nuk do ta dëmtojnë, ndërkohë që, sado e çuditshme të tingëllojë kjo, do t’i japin shtysë procesit të negociatave për mbrojtjen antiraket".

Edhe një tjetër temë e konferencës për shtyp të Kryetarit të shtetit rus ka ngjallur interes të madh në Pragë. Komenton Ondřej Soukup:

- Presidenti iu përgjigj në mënyrë të detajuar pyetjeve që kanë të bëjnë me ndihmën ekonomike ruse për Ukrainën. Ai me të drejtë foli për motivet e këtij hapi, mbi atë se vendi vëllazëror tani e gjeti veten në prag të falimentimit. Dhe se mjetet financiare prej 15 miliardë $ të kredisë ruse si dhe ulja e çmimeve të gazit do të ndihmojë ukrainasit për të shmangur defaul-in (falimentimin) dhe për të kaluar në mënyrë relativisht të qetë periudhën e mbetur deri në zgjedhjet e reja.