"Admiral Nahimov" klasifikohet në serinë prej katër anijesh të projektit 1144 "Orllan". "Orllan-ët" janë luftanijet mbiujore më të mëdha dhe më të fuqishme në botë, të cilat nuk janë aeroplanmbajtëse. Kryqëzorët në fjalë ishin projektuar për luftën me grupet sulmuese të aeroplanmbajtëseve amerikane.

Ata janë të pajisur me raketa kruz "Granit" me rreze veprimi mbi 600 kilometra dhe me komplekse raketore të mbrojtjes kundërajrore "С-300Ф" (shqip "S-300F") (versioni detar i kompleksit të famshëm "C-300"). Supozohej se kombinimi i raketave të rënda supersonike kruz me mbrojtjen e fuqishme kundërajrore do t'u lejojë këtyre anijeve të përballojnë goditjet e aviacionit aeroplanmbajtës amerikan dhe të çajë me raketat e veta mbrojtjen kundërajrore të grupit sulmues aeroplanmbajtës.

Tre kryqëzorët e parë u nxorrën nga përbërja e flotës kryesisht për shkak të kostos jashtëzakonisht të madhe të mbajtjes së tyre në gjendje vepruese. "Admiral Nahimov" në vitin 1999 u transferua në kompaninë "Sevmash" në qytetin e Severodvinsk dhe deri më sot ndodhet atje në pritje të modernizimit. Dy kryqëzorët e tjerë janë nxjerrë në përgjithësi nga përbërja e flotës. Mendohet se ripërtëritja e tyre nuk është e arsyeshme nga ana praktike dhe prandaj ato do t'i nënshtrohen riciklimit. Në këtë mënyrë, rehabilitimi dhe modernizimi do t'i bëhet vetëm "Admiral Nahimov". Mund të pritet rinovimi i plotë i armatimeve të anijes, përfshirë raketat kruz dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore.

Diskutimet rreth kthimit të mundshëm në përbërje të flotës të kryqëzorëve raketorë, të ndërtuar më parë, të projektit "Orllan" janë intensifikuar në vitet e fundit. Aktualisht, të gjitha vendet e rajonit po rrisin me ritme të shpejta forcat e tyre ushtarake detare. Për shembull, Koreja e Jugut dhe Japonia po rrisin numrin dhe po krijojnë lloje të reja të anijeve të desantit dhe nëndetëseve. Japonia ka tashmë gjashtë shkatërrues minambajtës, të pajisur me sistemet luftarake amerikane multifunksionale "AEGIS". Tre anije me sisteme të ngjashme u dukën në flotën e Koresë së Jugut. SHBA-ja planifikon forcimin e konsiderueshëm të grupit të saj ushtarak detar në Oqeanin Paqësor, krijimin e një baze të madhe në Guam dhe vendosjen atje të grupeve suplementare të aeroplanmbajtësve goditëse.

Kina po përforcon gjithashtu flotën e saj. Kohët e fundit u bë i ditur ndërtimi i një serie të madhe të shkatërrueve të rinj "052D", të cilët paraqesin në vetvete një hap të rëndësishëm përpara në industrinë kineze të ndërtimit të anijeve ushtarake. Këto janë anije shumëfunksionale të pajisura me sisteme lëshuese universale për raketat zenith, antianije dhe antinëndetëse. Ato do të mund të mbajnë gjithashtu raketa kruz, të paracaktuara për të shkatërruar objektivat tokësore, dhe janë të pajisura me sisteme të reja artilerike me kalibër 130-mm.

Më parë udhëheqja ruse ka deklaruar se në Flotën e Oqeanit Paqësor do të drejtohen anijet e para universale të desantit, të blera nga Franca, të tipit "Mistral". Pikësynimi për forcimin e Flotës së Oqeanit Paqësor me anije të tilla të mëdha dhe shumë të shtrenjta si kryqëzorët "Orllan" dhe "Mistral" dëshmon se Rusia po i kushton gjithashtu një vëmendje të rritur forcimit të potencialit të saj ushtarak në Azinë Lindore.