Sipas Fondit hulumtues "Opinioni publik" (russ. ФОМ; shqip FOM), 32 % e rusëve e kanë cilësuar Presidentin e vendit si "Njeriun e Vitit". Dhe kjo shifër rezulton 6% më e lartë se në vitin 2012. Vendin e dytë në renditjen e politikanëve më të njohur dhe më me ndikim në Rusi e merituan Ministri aktual i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Kreu i Partisë Liberal-Demokratike të Rusisë (LDPR) Vladimir Zhirinovskij. Ata i kanë zgjedhur 6% e rusëve. "Medaljen e bronzit" e kanë marrë Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev, biznesmeni Mihaill Prohorov dhe Kryetari i Partisë Komuniste të Federatës Ruse (KPRF) Gennadi Zjuganov. Ata kanë grumbulluar nga 2% të zërave.

Por, fatkeqësisht, politikanë të rinj që të gëzojnë autoritet në shkallë mbarëkombëtare në vend nuk janë dukur madje as në valën e protestave të viteve 2011-2012, vënë në dukje sociologët. Për shembull, për blogerin e mirënjohur dhe opozitarin Aleksei Navalnij kanë votuar vetëm rreth 1% e rusëve, thotë analisti politik rus Aleksei Muhin:

- Nëse më parë kritikuesit e Vladimir Putinit mund të thonin se shkalla e vlerësimit të rejtingut të tij formohet artificialisht prej mediave kremliniane, tani bëhet krejtësisht e qartë se ai është me të vërtetë politikani më me ndikim dhe në sfondin e tij politikanët e tjerë rusë duken në pozicione jo fort të favorshme.

Ndërkohë, pikëpamjen e shumicës së rusëve në vlerësimin e Vladimir Putinit, siç doli, e mbështesin edhe amerikanët. Revista "Forbes" e quajti Liderin e Federatës Ruse personin më me ndikim të vitit 2013. Dhe kjo, duhet thënë, ndodhi për herë të parë. Zakonisht "Burrin e shtetit №1 të planetit" quajnë presidentin amerikan. Por kësaj here Vladimir Putin e ka parakaluar në mënyrë të ndjeshme në rejtingun e vlerësimit Presidentin Barack Obama. Në qoftë se në vitin 2012 amerikanët e kanë konsideruar atë si "Njeriun e Vitit", tani Obamën nuk e quajnë ndryshe veçse si presidentin më të dobët amerikan për gjithë periudhën e pasluftës.

Animin e peshores në kahun e Vladimir Putinit e shpjegojnë kryesisht me aktivitetin e tij të suksesshëm në politikën e jashtme, theksojnë gazetarët amerikanë. Vetë banorët e Shteteve të Bashkuara e pranojnë se si Presidenti rus arriti të fitojnë në mënyrë mjaft të talentuar në "lojën e shahut" me Barack Obamën për Sirinë dhe ish-agjentin e CIA-s Edward Snowden, vazhdon Aleksei Muhin:

- Njeriu, i cili ndalon luftën, është gjithmonë tërheqës jo vetëm në sytë e popullit të vendit të vet. Sepse, në fakt, Presidenti rus shpëtoi Sirinë nga laureati i Çmimit Nobel të Paqes, Barack Obama. Dhe është tejet e rëndësishme që madje dhe kundërshtarët ideologjikë të Rusisë në Shtetet e Bashkuara e njohën Vladimir Putinin si politikanin më me ndikim në botë.

Vladimir Putin është përfshirë po ashtu edhe në listën e 44 kandidatëve për titullin "Njeriu i Vitit" në përputhje me mendimin e revistës amerikane "Time". Përveç politikanëve të njohur në të hyjnë gjithashtu edhe artistë e sportistë shumë popullorë.