Ndërsa këto janë çështje si të politikës ndërkombëtare, ashtu dhe asaj të brendshme të autoriteteve ruse. Parashtrimi i mesazhit prej Vladimir Putinit u ndoq me vemendje të përqendruar nga vëzhguesi i botimit "Gazeta kombëtare sllovake" (Slovenske národné noviny) në Bratisllavë, Dushan Kerni (Dušan Kerný). Ja përshtypjet e tij:

- Mesazhi i përvitshëm i Presidentit rus drejtuar Asamblesë Federale është një ngjarje shumë e rëndësishme për rusët, e cila gjithmonë ngjall interes të madh në Europë. Këtë vit në të është fokusuar një vëmendje veçanërisht e rritur, duke marrë parasysh kontekstin ndërkombëtar dhe vendas. Unë, sigurisht, kam parasysh në këtë rast krizën e madhe politike në Ukrainë dhe situatën me të drejtat e njeriut në vetë Rusi, në cilën bota e ndjek me kureshtje e interesim. Unë sinqerisht u gëzova pa masë kur disa ditë më parë pashë se si Presidenti Putin u takua me aktivistë të të drejtave të njeriut, mes të cilëve ishte edhe Kryetarja e Grupit të Helsinkit në Moskë, Ljudmilla Aleksejeva, përfaqësues të "Memorial" dhe organizatave të tjera. Unë e perceptova këtë takim si një sinjal pozitiv nga Moska. Autoritetet pushtetore dhe aktivistët e të drejtave të njeriut takohen, diskutojnë probleme të ndryshme. Siç bëhet fare e qartë tani, ky nuk ishte një gjest i thjeshtë demonstativ për t’i hedhur hi syve audiencës. Me sa duket (duke gjykuar nga teksti i mesazhit drejtuar Asamblesë Federale) Kryetari i shtetit është fort i preokupuar me këtë problem dhe shprehu qëndrimin e tij në Kremlin. Kurse ai është krejtësisht i qartë: Putin propozon për të diskutuar ligjin mbi kontrollin publik ndaj veprimeve të autoriteteve dhe synon të zhvillojë në vend lëvizjen e të drejtave të njeriut. Ky funksion në Rusi i është atribuar Dhomës Shoqërore, e cila është një lloj prototipi i parlamentit publik. Analog të një organizate të tillë, për shembull, në Sllovaki, nuk ka. Nuk ka asnjë organ shoqëror, anëtarët e të cilit të mund të zgjidhen nëpërmjet Internetit, ku të mund të delegonin përfaqësuesit e tyre rajonet dhe presidenti i vendit.

Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur (duke iu rikthyer përsëri mesazhit të Vladimir Putinit) nga fakti se Kryetari i shtetit shprehet në favor të një diskutimi të gjerë të planeve strategjike të zhvillimit të vendit me shoqërinë civile, organizatat joqeveritare. Diskutimi i gjerë publik në lidhje me politikën e autoriteteve është një shenjë evidente e demokracisë dhe një hap shumë i mirë përpara. Rrugën e zhvillimit të kësaj situate e ka përshkruar mjaft qartë Presidenti Putin në mesazhin e vet drejtuar Dhomës së Lartë të Parlamentit. Kursi i artikuluar me zë të lartë prej tij do të ndihmojë për të kapërcyer dukuritë negative në shoqërinë ruse, do t'i japë asaj një impuls suplementar për zhvillim të mëtejshëm dhe në të njëjtën kohë do të ndihmojë për të eliminuar shqetësimet e njohura të Perëndimit.