Për 20 vjet me radhë specialistët nga Universiteti i Teksasit në Austin kanë vëzhguar një grup prej 1.824 vullnetarësh të moshës nga 55-65 vjet. Gjatë kësaj kohe vdiqën 69% e pjesëmarrësve të eksperimentit që nuk pinin pije alkoolike, në një kohë kur radhët e personave që pinin rëndë u rralluan me 60%, kurse shifra e personave që pinin në mënyrë të matur, ndër të cilët përfshihen ata që konsumojnë deri në tre porcione, pra doza pijesh alkoolike në ditë, konkludoi të jetë 41%.

Shkencëtarët nga SHBA-ja nuk janë aspak të parët që kanë provuar vetitë e dobishme të konsumit të rregullt të alkoolit, vë në dukje Kryeredaktori i portalit "Alkogol.Ru" Mihaill Smirnov:

- Në Francë ekziston një degë e tërë e mjekësisë, e cila praktikon trajtimit (kurimin) me verë. Ajo është njohur si mjaft efektive nga mjekët e atjeshëm.

Meqë ra fjala, pijet alkoolike nuk janë alkool në formë të pastër, por substanca të dobishme të ndryshme natyrore të tretura në të. Njeriu mund t’i përmbahet një mënyre jetese të matur, pa përdorim aktiv të pijeve alkoolike, por disa pika ekstrakti alkoolik si mjet imunostimulues nuk do t’i refuzojë. Disa substanca, që përmbahen në pijet e forta (dehëse), kontribuojnë në parandalimin e çrregullimeve gastrointestinale, ndërsa pijet jo të forta alkoolike me mjaltë dhe kanellë të ngrohin për mrekulli në ditët e ftohta të dimrit. Alkooli është një ilaç i shkëlqyer për sëmundje të ndryshme, vë në dukje Drejtor i Qendrës Kërkimore për Tregjet Federale dhe Rajonale të Alkoolit të Rusisë, Vadim Drobiz:

- Pa asnjë mëdyshje, për njerëzit me sëmundje kardiovaskulare konsumi i kufizuar i alkoolit është diçka e dëshirueshme. Për shkak se ai redukton kolesterolin, pastron enët e gjakut. Përveç kësaj, alkooli është një antidepresant shumë i rëndësishëm. Njeriu, i cili heq stresin me konsumin e moderuar të alkoolit, jeton më gjatë se sa njeriu abstenues. Sigurisht, stresi mund të hiqet me gjithfarë mbingarkesash sportive. Por se çfarë mund t’i shkaktojë dëm më të konsiderueshëm organizmit të njeriut - 40 gram vodka apo krosi 5 kilometrash me sforcim të madh fizik gjatë periudhës së stresit psiko-emocional - është e vështirë të thuhet.

Megjithatë, shumë mjekë preferojnë ta ruajnë në heshtje dobinë e alkoolit. Dhe jo për faktin se ata nuk e besojnë këtë gjë. Përkundrazi, ata nuk kanë besim tek pacientët e tyre - druhen se dozat e vogla do të fillojnë të rriten me kalimin e kohës duke u shndërruar në të konsiderueshme, çka do të çojë si rezultat në alkoolizimin e pacientëve. Prandaj dhe përpiqen t’i trembin njerëzit duke deklaruar se alkooli është pothuajse një helm. Por, edhe në qoftë se është kështu në të vërtetë, atëherë mund të thuhet se ky helm absorbohet mirë nga organizmi. Pasi doza të caktuara të përzjerjes kimike C2H5OH - etanol - trupi i njeriut i prodhon dhe vetë.