"Atlasi i parë i feve të Rusisë" është një projekt unikal, analogë të të cilit nuk pa pasur në vend, theksoi në intervistën për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" autori i këtij "Atlasi" Roman Llunkin:

- Ideja e krijimit të tij u inspirua nga studimet evropiane të vlerave fetare, të cilat u kryen në vende të ndryshme. Ne vendosëm të përshtasim përvojën europiane me situatën ruse dhe në kornizat e projektit tonë kryem një studim që tregonte nivelin e religjiozitetit në rajone të ndryshme të Federatës Ruse. Falë kësaj, ne tani mund të krijojmë portretin e çdo rajoni të vendit, çdo kombësie, që jeton atje, si dhe të çdo feje.

Sot në Rusi besojnë në Zot apo në një fuqi madhore, por nuk i përmbahen asnjë feje të veçantë, rreth 36 milionë njerëz. Në Jakutia, në Republikën e Altai si dhe në Osetinë e Veriut më shumë se gjysmë milion njerëz pretendojnë fenë e etërve të tyre: i përkulen idhujve dhe shpirtrave paganë. Numri i pasuesve të katolicizmit përbën jo më shumë se 140 mijë vetë, të cilët jetojnë kryesisht në zonat qendrore. Protestantë rezulton të ketë dy herë më shumë. Në Rusi në 140 mijë rezulton edhe numri i përfaqësuesve të Judaizmit. Për nga dominimi i budistëve kryeson Republika Tuva - këtu 62% janë ndjekës të mësimeve të Budës. Gjithsej në Rusi ata arrijnë diku tek 700 mijë vetët.

Mjaft interesante janë dhe rezultatet e marra nga sondazhet e zhvilluara midis myslimanëve. Doli se ata që ndjekin Islamin, por nuk figurojnë as shiitë, as sunitë, në vend janë afro 7 milionë besimtarë. E tillë, për shembull, është pothuajse gjysma e popullsisë së Kabardino-Ballkarisë. Islami i rrymës sunite ndiqet nga 2 milion njerëz. Ndërsa shiitët rezultojnë më pak se 300 mijë. Rreth 2% e tyre jetojnë në Dagestan. Në këtë mënyrë, shprehet i sigurt Roman Llunkin, me ndihmën e "Atlasit" mund të zbulohen zonat më të rrezikshme për shpërthime në aspektin e pikave të ekstremizmit fetar:

- Nga njëra anë, ne arritëm të krijonim një portret shpirtëror, fetar, social dhe psikologjik të rajonit. Ne kemi opsionet që kanë të bëjnë me praktikat fetare. Por ne gjithashtu kemi edhe një sërë pyetjesh: sa i ingranuar është njeriu në jetën qytetare, në punën vullnetare dhe në biznes. Në këtë mënyrë krijohet portreti i qytetarit që mund të ndihmojë për evidentimin e faktin se si zhvillohet në rajon politika paqedashëse fetare.

Edhe një zbulim tjetër befasues - numri i krishterëve orthodhoksë. Ne sfiduam të dhënat ekzistuese, vazhdon Roman Llunkin:

- Ne morëm të dhëna se në Rusi e quajnë veten orthodhoksë dhe janë të lidhur me Kishën Orthodhokse Ruse (KOR) 41% e popullsisë. Kjo është një përfshirje e ndërgjegjshme e vetes në KOR. Pa marrë parasysh faktin se kjo është një përqindje e madhe, gjithsesi ajo është shumë e ndryshme nga mitet ekzistuese se pothuajse 90% e rusëve janë besimtarë orthodhoksë. Ndoshta pjesa më e madhe e quajnë veten orthodhoksë pa u menduar thellë mbi vetë besimin si të tillë.

Në përgjithësi, sondazhi tregoi se Rusia është një vend fetar. Në hapësirat e saj të pamata mund të gjesh edhe thjesht të krishterë, të cilët nuk e klasifikojnë veten në ndonjë fe, por që besojnë në Jezu Krishti, edhe besimtarë të vjetër, edhe pasuesë të feve dhe praktikave lindore: hindu dhe Hare Krishnas. Ateistë e cilësojnë veten vetëm 18 milionë njerëz. Numri i përgjithshëm i banorë në Rusi arrin, sipas "Atlasit", në pak më shumë se 143 milionë banorë.