Në Doktrinën Ushtarake të Rusisë lejohet përdorimi i armëve bërthamore, kujtoi Zëvendës kryeministri Dimitri Rogozin. Sipas fjalëve të tij, pikërisht ky dhe është faktori kryesor i frenimit të agresionit kundër shtetit:

- Mund të eksperimentohet pafundësisht duke vendosur armë jo-bërthamore në bartës (raketëmbajtëse) strategjikë. Por të gjithë duhet të kenë parasysh, se në qoftë se vendi ynë do të sulmohet, atëherë në përputhje me Doktrinën, që është miratuar në Rusi, ne patjetër do të përdorim armët bërthamore për të mbrojtur territorin tonë dhe interesat tona kombëtare.

SHBA-ja tani është duke zhvilluar konceptin e "Goditjes së Rrufeshme Globale" ("Prompt Global Strike, PGS"). Thelbi i tij konsiston në krijimin e mjeteve teknike të reja goditëse, që lejojnë dhënien e goditjeve me përpikëri të lartë mbi objektivat e armikut në çdo skaj të botës me lloje të ndryshme armësh jo-bërthamore. Në kuadër të përpunimit të këtij koncepti Uashingtoni është duke zhvilluar armë supersonike. Kjo do t’i lejojë atij për të fituar avantazh mbi fuqitë e tjera bërthamore. Fjalë bëhet, në radhë të parë, për aparatet fluturuese dhe raketat e afta për të lëvizur 20 herë më shpejt se shpejtësia e zërit. Me zhvillimin e përgjigjes tekniko-ushtarake ndaj strategjisë amerikane të "Prompt Global Strike" do të merret Fondi i kërkime premtuese të Rusisë, deklaroi Dimitri Rogozin. Bashkë me këtë, duke parashtruar programin e ri shtetëror të armatimeve, Rogozin vuri në dukje se një nga drejtimet kryesore të tij do të jetë zhvillimi i teknikës robotike:

- Sot vendet e huaja po zbatojnë konceptin e luftës teknologjike, kuptimi i së cilës konsiston në pikasjen e armikut përpara se armiku të të pikasë ty dhe në goditjen e tij në distancë të madhe. Një shembull evident i kësaj është lufta në Jugosllavi në vitin 1999, kur trupat e NATO-s, si me shigjeta, godisnin duke asgjësuar forcat e armatosura tradicionale të Jugosllavisë, të cilat, meqë ra fjala, nuk ishin më të këqijat në Evropë. Por, duke mos pasur mundësi teknike që t’i kundërpërgjigjeshin sulmeve me armë precize, këto forca të armatosura dolën të paafta për të mbrojtur territorin e vet.

Prandaj sot ne përfshijmë në programin e ri të armatimeve zhvillimin e makinave robotike, sistemeve të automatizuara të komandimit të teknikës, që i lejojnë një ushtari tonë për të luftuar kundër pesë ushtarëve të kundërshtarit.

Dimitri Rogozin u premtoi ligjvënësve se tashmë që në vitin 2015, në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq, do të përfshihen modele krejtësisht të reja të pajisjeve ushtarake ruse të teknologjisë së lartë, në veçanti, transportuesit e blinduar "Bumerang" dhe tanket "Armata".