Në një nga hadithet e Profetit Muhamed thuhet se Zoti ka krijuar ilaç për çdo sëmundje. Qelibari është pikërisht një prej këtyre barnave, që i është dhuruar njeriut nga Krijuesi. Guri i qelibarit ka kohë që përdoret në mjekësi. Qelibari përmendet nga filozofi dhe mjeku i shekullit të X-të Abu Ali Ibn Sina (Avicena) në librin e tij "Shërimi". Farmaceutika moderne gjithashtu nuk mund të bëjë dot pa gurin e diellit, thotë shkencëtari rus Nikollai Zllobin:

- Traktatet e shëruesve të vjetër thonë se qelibari shëronte më shumë se 40 lloje të ndryshme sëmundjesh. Vlera e gurit qëndron tek acidi succinic, i cili është biostimulant i trupit të njeriut. Ai rregullon si funksionin e zemrës, ashtu dhe, në përgjithësi, të të gjitha organeve trupore të njeriut.

Kjo perlë atribuon veti magjike dhe mjekësore. Aftësia e qelibarit për të krijuar fushë elektromagnetike dhe për të tërhequr objekte të vogla ngjalli te ai interes të madh. Megjithatë, qelibari përdoret më shpesh jo në mjekësi por në argjendari. Në brigjet e Detit Balltik ndodhet kombinati industrial i vetëm në botë për nxjerrjen e kësaj perlë unikale. Mbi 70% e qelibarit të përftuar në botë përpunohet në kombinatin e qelibarit në Kaliningrad.

Mjaft produkte prej qelibari gëzojnë kërkesa të mëdha nga përfaqësuesit e feve të ndryshme. Më të njohurat janë rruazat prej qelibari (tespijet), pipëzat e nargjileve, thotë Drejtoresha e departamentit të bizhuterive të kombinatit të qelibarit Elena Koçetkova:

- Këto produkte janë veçanërisht të kërkuara nga myslimanët. Atë e blenë vendet arabe dhe ato aziatike.

Shumë të pazakonta janë dhe pikturat aplikative prej qelibari. Thërrimet e qelibarit zëvendësojnë bojën. Në fabrikë prodhuan një grumbull të vogël shamails prej qelibari - piktura të bazuara në artin e kaligrafisë arabe. Këto panele tani zbukurojnë xhaminë në Kaliningrad.