Programi javor "Studio Lindore" ("Studio Wschód") njeh audiencën polake me zhvillimet politike, sociale dhe kulturore në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Andrei Bistrickij në një intervistë me autoren dhe drejtuesen e këtij programi Maria Przelomiec vuri në dukje si vijon: "Ne duhet të tregojmë për atë që po ndodh në Rusi dhe njëkohësisht se çfarë po bëhet nga vetë Rusia. Nga ana tjetër, është detyra jonë që të marrim pjesë në debatet për axhendën globale dhe mundësisht të ndikojmë në përpilimin, formimin e saj".

Maria Przelomiec: Po si i bëhet punës me propagandën, sepse çdokush parashtron pikërisht këndvështrimin e vet?

Andrei Bistrickij: Termi propagandë mua nuk më tremb, por në rastin konkret fjalë nuk bëhet aspak për propagandën. Detyra që ne kemi shtruar përpara vetes nuk është dhe aq e rrafshit propagandistik, se sa informativ. Problemi kryesor - mungesa e njohurive të përgjithshme dhe kompetente. Mediat e reja, të cilat janë në zhvillim e sipër, përveç lehtësisë jashtëzakonisht të madhe të komunikimit, kanë çuar në faktin e dukjes së një vëllimi shumë të madh informacioni jo të vërtetësishëm. Le të marrim, për shembulll, ngjarjet në Siri: mjafton që ndonjë bloger nga Damasku të shkruajë diçka dhe ky lajm përhapet me shpejtësi të rrufeshme, ndërkohë që askush nuk e verifikon atë dhe ai nuk ka kurrfarë besueshmërie, vërtetësie. Dhe informacione të këtij lloji qarkullojnë plot.

Maria Przelomiec: Cila është strategjia e informacionit e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" në lidhje me Poloninë?

Andrei Bistrickij: Ne ëndërrojmë që të jemi një media me popullaritet, e cila të meritojë besimin dhe respektin e audiencës, ndër të tjera edhe asaj polake - ja ky është i gjithë qëllimi ynë. Unë e perceptoj punën e radiokompanisë tonë si një teknolog: ne krijojmë platformën dhe nuk kemi opinionin tonë, ne jemi thjesht platformë ku njerëz të ndryshëm mund të shprehin mendimin e tyre. Natyrisht, një avantazh të caktuar kanë subjektet ruse, por mbi të gjitha ne duhet të veprojmë si një mjet informimi masiv - me këtë dhe përfundon e gjithë strategjia e informacionit. Kurrfarë strategjie tjetër nuk ka. Kjo strategji ka dy kritere: ose audienca, ose citimi.

Maria Przelomiec: Por ka dhe çështje të tilla të ndjeshme, si katastrofa ajrore mbi Smolensk, të cilën ne nuk po mundemi ta zgjidhin dot tashmë që prej disa vitesh.

Andrei Bistrickij: Kjo është një histori e tmerrshme. Mua më vjen shumë keq për Poloninë dhe mund t’i shpreh vetëm ngushëllimet e mia të sinqerta asaj. Unë, personalisht, jam mëse i bindur se tragjedia e ndodhur në Smolensk ishte një aksident ajror. Por ju e merrni me mend se sa njerëz ka, aq dhe mendime të shumëllojshme do të ekzisojnë, kësaj s’ke se çfarë t’i bësh. Por arsyeja e shëndoshë, në fund të fundit, do të mbizotërojë megjithatë.

Maria Przelomiec: Mos vallë kjo është arsyeja përse në "Zërin e Rusisë" duhet të ketë një qasje të veçantë ndaj Polonisë?

Andrei Bistrickij: Ne kemi një qasje të veçantë ndaj të gjithëve, duke përfshirë edhe Poloninë. Ne përpiqemi të punojmë në përputhje me rregullat e sanksionuara, siç punon çdo media normale. Ne duam të jemi interesantë, dëshirojmë ta përçojmë sa më shpejt të jetë e mundur informacionin. Natyrisht, ne duhet të prekim disa tela të caktuara të shpirtit të njerëzve, përndryshe ata nuk do të reagojnë ndaj nesh. Nëse gazetaria nuk ngacmon qoftë pozitivisht, qoftë negativisht, atëherë ajo nuk është fare interesante. Në këtë kuptim, ne duam që të jemi të mprehtë dhe të zgjedhim temat që janë të ndjeshme për një shoqëri të caktuar. Qasja e veçantë konsiston në ruajtjen e vijueshmërisë, saktësisë, në shfaqjen e mendjezgjuarsisë, kreativitetit, ndershmërisë dhe profesionalizmit në lëmin e gazetarisë. Ja pra kjo dhe është e gjithë qasja e veçantë. Në këtë kuptim, mbështetja e hierarkisë së informacionit të besueshëm, respektimi i parimeve, standardeve gazetareske dhe është përcaktimi i arsyeshëm i çështjes.