"Ne mendojmë se survejimi, mbikëqyrja e bashkëpunëtorëve të misioneve diplomatike ... është e paligjshme", - deklaroi Zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Rjabkov (Sergey Ryabov).

Ai shpjegoi se akuzat e trilluara bazohen në analizimin elektronik prej shërbimeve të sigurisë të mjeteve financiare të derdhura në këto apo ato llogari bankare.

Sipas fjalëve të Rjabkov, ankesat e pretendimet publicitare në adresë të punonjësve të misioneve diplomatike ruse në Shtetet e Bashkuara nuk janë gjë tjetër veçse një Public Relations (PR) krejtësisht i pavlerë, i dobët, pasi, sipas rregullave ekzistuese, ato duhej t’i paraqiteshin dhe t’i përcilleshin palës ruse nëpërmjet kanaleve diplomatike.