Komandant i ekuipazhit, që fiksoi këtë pjesë steré të panjohur, ishte Aleksandër Matvejev:

- Unë i dhashë urdhër pilotit tim që të shënojë koordinatat e kësaj copëze toke në navigatorin JPS, gjë të cilën ai e bëri menjëherë. Kur gjatë fluturimit të radhës ne u ndodhëm në hapësirën ajrore të afërt me zonën e zbulimit dhe nisëm ta kërkonim qëllimisht atë, doli se ishulli ekziston me të vërtetë.

Sipas vlerësimeve të gjeografëve, ishull i zbuluar në brigjet e Jakutisë (Yakutia) mund të jetë dukur një gjysmë shekulli më parë. Duke pasur parasysh aktivitetin e lartë të proceseve gjeologjike, së bashku me shkatërrimin e tokës, është plotësisht i mundur edhe procesi i anasjelltë, mendojnë ekspertët. Rezultat i tij dhe është ky ishull i ri në brigjet e Rusisë.

Duke gjykuar nga hartat e vjetra, kohë më parë në këtë rajon ka patur një varg ishujsh. Ata janë të shënuar në hartat e Ekspeditës së Madhe Veriore të Rusisë të viteve 1733-1743, në hartat e Pjotër Anxhou (Peter Anjou - admiralit rus që ka eksploruar bregdetin verior të Siberisë në vitet 1820) si dhe në harta të tjera. Tani këta ishuj janë zhdukur.

Ishullit të ri në Detin Laptev deshën t’i vinin emrin e ngrohtë jugor - Baunti (Bounty). Konturet gjeografike të copëzës së tokës të zbuluar rishtazi përngjajnë me këtë ishull. Por fillimisht vendosëm, megjithatë, të mësonim se kush e zbuloi i pari këtë ishull të ri, thotë historiani dhe gjeografi rus Sergei Rrizhij:

- Kur filluam të sqaronim se kush konkretisht e zbuloi i pari atë, të gjithë njëherazi nisën të thonë: "Unë! Unë! Unë!" (russ. "Я! Я! Я!"). Kështu pra dhe vendosëm ta quajmë ishullin JaJa (russ. ЯЯ).

Falë zbulimit të kësaj copëze steré sipërfaqja e Rusisë u rrit me 500 metra katrore. Toka Rusia, sigurisht, edhe kështu ka jo pak. Por toka nuk është asnjëherë e tepërt megjithatë.