Ekspertët e shpjegojnë këtë tendencë jo me rritjen e të ardhurave, por me gjerësinë e shpirtit rus.

Për suveniret dhe dhuratat për të afërmit e miqtë, ushqimet dhe pijet alkoolike përfaqësuesit e shtresës së mesme ruse këtë vit janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 450 euro. Këto janë të dhënat e hulumtimit tradicional të Kompanisë së auditimit Deloitte, i cili u quajt "Gjendja shpirtërore (humori) në prag të festave të fundvitit". Duke gjykuar nga shifrat e paraqitura, ajo rezulton të jetë mjaft e mirë për rusët. Ndërkohë duhet thënë se rritja e të ardhurave nuk ishte aspak arsyeja e kryesore për rritjen e fuqisë blerëse. Më shumë se gjysma e të anketuarve e shpjeguan qëllimin e tyre për të shpenzuar më tepër para me "dëshirën për të shijuar jetën dhe për të mos menduar shumë për paqëndrueshmërinë e ekonomisë", gjykim ky që i përshtatet plotësisht mentalitetit rus, thotë psikologu Sergei Kluçnikov:

- Ky reagim pozitiv është i kushtëzuar nga disa arsye. Para së gjithash, njerëzit janë të lodhur nga negativiteti. Njerëzit kanë nevojë për një gjendje shpirtërore (humor) festive, ata duan të jenë të lumtur pavarësisht nga situata aktuale. Ky është tipar i karakterit tonë kombëtar.

Si rregull, shuma mesatare e blerjeve për çdo konsumator në prag të Vitit të Ri pëson një rritje gati dyfish. Pika kryesore e listës së shpenzimeve të rusëve - dhuratat. Sipas parashikimeve të ekspertëve, këtë vit shpenzimet për to do të rriten pothuajse deri në 200 euro. Duhet theksuar se rusët gjatë kësaj mendojnë jo vetëm për të afërmit dhe miqtë, por edhe për veten e tyre. Dhe në rastin e fundit vlera e dhuratës, si rregull, është pak më e lartë. Megjithatë, përfundimisht me shumën e shpenzimeve për dhuratat banorët e vendit përcaktohen zakonisht më afër festave të fundvitit. Ndërsa po të mendojmë në lidhje me atë që mund të ndodhë pas festave, unë do t’i këshilloja gjithë që ta shtrëngojnë pak dorën, të kursejnë, thotë ekonomisti Aleksandër Safonov:

- Në logjikën e veprimeve tona duhet të nisemi nga fakti se do të jemi të detyruar të shtrëngojmë rripat, pasi ekonomia nuk po tregon ritme të qëndrueshme rritjeje. Në vitin 2014 ne do të ndodhemi në gjendje stagnimi ekonomik.

Pavarësisht nga kjo, sipas të dhënave të hulumtimit, shumica e rusëve presin megjithatë "njëfarë përmirësimi të caktuar" në ekonomi në vitin 2014, ose besojnë, së paku, se fuqia e tyre blerëse nuk do të përkeqësohet. Evropianët në këtë drejtim janë më pesimistë. Por jo të gjithë megjithatë: më dorëshpuar (prishanikë) mbeten francezët dhe irlandezët, të cilët shpenzojnë për festat e fundvitit (Krishtlindjet dhe Vitin e Ri) deri në 900 euro.