Kina u bë vendi i tretë në botë, mbas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, që dërgoi në sipërfaqen e satelitit natyral të Tokës aparatin e vet kozmik.

Nuk është aspak çudi që lëshimi i parë në Kinë i aparatit kozmik drejt Hënës u perceptua në Pekin si edhe një tjetër dëshmi e shndërrimit të Republikës Popullore të Kinës në një fuqi globale. Në fuqi të aftë për të spostuar në të ardhmen e afërt rivalen e saj kryesore - SHBA-në - jo vetëm në sferat e ekonomisë dhe tregtisë, por edhe në fushën e industrisë kozmike.

Gjatë dy dekadave të fundit Pekini ka investuar në ​​eksplorimin e kozmosit mjete të qenësishme financiare. Kjo i lejoi atij për të bërë një hop marramendës dhe për t’u pozicionuar në vendin e tretë në garën kozmike globale - pas SHBA-së dhe Rusisë.

Njoftimi mbi lëshimin e moonwalker-it kinez "Yutu" përkoi në kohë me lajmin e realizimit në Azi të një objekti tjetër ambicioz hapësinor. Sonda ​​"Mangaalyan", e lëshuar nga India në fillim të nëntorit, e cila është projektuar për studimin e sipërfaqes së Marsit, e la tashmë orbitën e Tokës dhe të dielën doli në trajektoren e fluturimit drejt Planetit të Kuq.

Në rastin e përfundimit me sukses të këtij misioni Marsian India do të bëhet fuqia e parë në Azi, e cila do të bashkohet me klubin global të eksploruesve të Marsit. Aktualisht në të hyjnë SHBA-ja, Rusia dhe Agjencia Hapësinore Evropiane. Vlen të përmendet në këtë rast fakti se Kina është përpjekur të realizojë një projekt të ngjashëm në vitin 2011, por dështoi. Kështu pra, duke mbetur prapa Kinës në zhvillimin e industrisë së saj kozmike në tërësi, India e parakalon atë në zbatimin e projektit Marsian.

Tendenca është krejtësisht evidente: me rënien e interesit për realizimin e projekteve të reja ambicioze nga ana e fuqive tradicionale kozmike, gara hapësinore ​​globale me përpjekjet e Kinës dhe Indisë është duke u zhvendosur tani në Azi. Rritja e ndjeshme e interesit ndaj zhvillimit të programeve kozmike kushtëzohet jo vetëm nga nevojat e ekonomive në zhvillim të vrullshëm të Azisë, por edhe sfidat me të cilat ballafaqohen ato në rrugën për konfirmimin e statusit të vet të ri global.