Siç tregoi në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" pjesëmarrësja e Lëvizjes së Grave në Siri, Bianca Madia, numri i krimeve të kryera kundër grave është një pjesë e konsiderueshme e statistikave tragjike të kësaj lufte.

- Gjatë tre viteve të fundit numri i përdhunimeve rezulton të jetë jashtëzakonisht i madh, madje frikësues. Jo shumë kohë më parë Organizata "Human Rights Watch" (HRW) publikoi një raport mbi gjendjen e grave siriane. Por ky dokument është krijuar kinse për të akuzuar vetëm e vetëm autoritetet e vendit - në të nuk thuhet as edhe një fjalë për krimet e militantëve. Kurse unë mund të deklaroj me përgjegjësi të plotë se militantët e "Dzhabhat en-Nusra" dhe "Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit", gjatë dyndjes së dhunshme në fshatra të vogla, rrëmbejnë gratë e vajzat dhe i përdhunojnë ato. Më shpesh pas kësaj ato ose i vrasin, ose i mbajnë në skllavëri seksuale. Nëse femra arrin t’i mbijetojë përdhunimit e poshtrimit, ajo ka nevojë të ngutshme për kujdes të kualifikuar mjekësor, përndryshe do të mbetet e gjymtuar - mendërisht dhe jo rrallëherë edhe fizikisht.

A keni Ju në dispozicion prova faktike, shifra të sakta?

- Në bazë të të dhënave që përmbahen në raportin e Komisionit për Pajtimin Kombëtar të Sirisë, në zonat periferike të Damaskut janë regjistruar 37.000 raste të dhunimit të femrave. Dhe këto janë të dhënat vetëm nga ato qytete dhe fshatra që u çliruan tashmë prej terroristëve. Me gratë e përdhunuara aktualisht po punojnë psikologët. Tani për tani nuk ka të dhëna nga rajonet e uzurpuara prej militantëve. Vërtetësia e fjalëve të mia mund të konfirmohet nga videot e shumta disponuese. Sepse militantët e kanë fort për zemër filmimin e "heroizmave, trimërive" të veta. Kur i presin kokën "mëkatarit të pafe" ashiqar të radhës ose kur përdhunojnë ndokënd, ata i xhirojnë këto bëma makabre. Pastaj, kur ushtria i spastron rajonet prej militantëve, ajo gjen video të tilla në telefonat celularë të banditëve të vrarë.

Kohët e fundit u gjet një video tashmë e publikuar në Internet - në të është filmuar se si në rrethinat e qytetit Homs terroristët rrëmbyen disa vajza të reja dhe gra, i zhveshën lakuriq ato dhe i shëtitën në majë të një makine të hapur të tipit "pikap" nëpër të gjithë rajonin. Gjatë rrugës automjeti bënte ndalesa dhe ato i përdhunonin ... Raste të tilla, duhet thënë, ka shumë. Më shpesh ato ndodhin në Homs dhe në periferitë e Damaskut. Në vendgrumbullimet e plehrave gjejnë shumë kufoma femrash me pjesë të prera të trupit.

Në Homs një psikolog shkroi një raport mbi pacienten e tij shumë të re në moshë, e cila iu nënshtrua përdhunimit në grup kur ndodhej në robëri të terroristëve. Ai e përfundon raportin e vet me fjalët: "Unë dhe kolegët e mi megjithë përpjekjet e ndërmarra nuk po mund ta shërojmë dot atë ... Vajza shqyen vazhdimisht rrobat e trupit dhe i bie murit me kokë në tentativë për të vrarë veten".

Shumë gra pas poshtërimeve të kësaj natyre marrin arratinë nga vendi drejt Libanit, Turqisë, Jordanisë. Ato përpiqen të fshijnë nga mendja jetën e tyre në Siri dhe ngjarjet e saj tragjike. Dhe se sa femra të tilla të mjera viktima ka atje, askush nuk e di...