Komuniteti Ekspert nuk ka një vizion të përgjithshëm të perspektivave të zhvillimit të drones. Kështu, analisti ushtarak rus Vladimir Shjerbakov është mëse i bindur se për të paktën pesë vitet e ardhshme në forcave ushtarake ajrore të vendeve kryesore të botës raporti i numrit të UAVs dhe avionëve të pilotuar nuk do të ndryshojë në mënyrë kardinale:

- Tani për tani aparati fluturues i pilotuar në shumicën dërrmuese të rasteve është më efektiv se sa avioni pa pilot. Por në një perspektivë afatgjatë, me zhvillimin e teknologjive të krijimit të të ashtuquajturëve avionë të pa pilotuar (drones) si dhe sistemeve që përdoren në to, mund të pritet që ata të spostojnë dhe të zëvendësojnë aparatet e pilotuara.

Në të ardhmen, sipas mendimit të Vladimir Shjerbakov, drones mund të fitojnëepërsi në qiell për shkak të faktit se ata do të jenë shumë më të lirë se sa aparatet e pilotuara fluturuese si në aspektin e prodhimit, ashtu dhe në atë operacional. Dhe, vetëkuptohet, falë epërsisë së vet kryesore - mundësisë që ofrojnë për të mos rrezikuar jetën e pilotëve.

Megjithatë, sistemet pa pilot kanë edhe një sërë të metash të qenësishme me karakter teknik dhe ligjor. Kontrollin mbi avionin pa pilot (drone), të telekomanduar në distancë, kundërshtari mund ta ndërpresë, ta marrë në duart e veta ose ta dobësojë duke përdorur për këtë qëllim programe të thjeshta kompjuterike. Kjo ka ndodhur tashmë me UAVs amerikanë në Irak dhe Afganistan. Avioni pa pilot, i komanduar nga intelekti artificial, nuk është gjithmonë i aftë për të vlerësuar objektivisht situatën dhe mund të marrë një vendim të gabuar në lidhje me sulmin. Rezultat i vendimeve të tilla janë bërë qindra viktima në radhët e popullsisë paqësore edhe në Irak, edhe në Afganistan, edhe në Pakistan.

Me sa duket, pikërisht këtë aspekt në sferën e përdorimit të UAVs kishte parasysh Presidenti rus Vladimir Putin. Këto ditët e fundit, gjatë një mbledhje kushtuar çështjeve të zhvillimit të Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë, ai deklaroi se avionët pa pilot (drones) janë komplekse tepër serioze luftarake dhe jo një lojë kompjuterike. Rusia ka ndërmend të zhvillojë programet e UAVs, por praktika e përdorimit të drones prej ushtarakëve ruse dhe forcave speciale të saj do të jetë e ndryshme nga ajo e aplikuar në ushtrinë e SHBA-së dhe ato të vendeve të tjera.