Gazetarët e programit javor "Studio Lindore" - autorja dhe prezantuesja Maria Przelomiec, producenti Bartosz Skiba dhe operatori Wojciech Tyminski - erdhën në redaksi për një intervistë me Kryetarin e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë", Andrei Bistrickij. Kolegët polakë ishin të interesuar për diskutimin e temave të ndryshme me të - që nga strategjia e informacionit e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" deri tek situata në Ukrainë.

Siç vuri në dukje Andrei Bistrickij, "Unë nganjëherë e krahasoj rolin e "Zërit të Rusisë" me diçka të ngjashme me aeroportin e Frankfurtit. Njëfarë qendre e tillë informacioni (angl. such an information hub). Pasi marrim informacionin, të cilin ne e konsiderojmë interesant, ne mund ta shpërndajmë atë ose ta përziejmë me informacionin në gjuhë të tjera. Ja pra, një hub i tillë informacioni është edhe kompania jonë.

Ne duhet të tregojmë mbi atë se çfarë bëhet në Rusi dhe atë që bën Rusia, të marrim pjesë në diskutimet për çështjet kryesore të axhendës globale dhe, nëse është e mundur, të ndikojmë në formimin e saj".

Programi "Studio Lindore" i tregon audiencës polake në lidhje me ngjarjet në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Ky është i vetmi emision i këtij lloji në BE.

Intervista me Kryetarin e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë", me sa duket, do të transmetohet në programin "Studio Lindore" më 7 dhjetor.