Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes të Koresë së Jugut kritikuan Kinën për vendosjen e zonës së mbrojtjes ajrore, duke deklaruar se ajo mbulon hapësirën mbi territoret koreanojugore. Pavarësisht faktit se janë apo jo legjitime kërkesat e Seulit, Pekini ka propozuar megjithatë diskutimin e tyre në tryezën e bisedimeve. Sa për krahasim: Japonia nuk ka ofruar kurrfarë negociatash në lidhje me zonën e mbrojtjes ajrore të Kinës. Tjetër punë është Koreja e Jugut. Në Pekin nuk mund të mos e vinin re se kohët e fundit Seuli është distancuar disi nga SHBA-ja dhe Japonia, të cilat zënë një pozitë të rreptë, madje të ashpër, duhet thënë, përkatësisht mosmarrëveshjeve territoriale mes Kinës dhe fqinjëve të saj, dhe po rrisin ndjeshëm bashkëpunimin e tyre në sfondin e forcimit ekonomik dhe ushtarak të RPK-së. Koreja e Jugut, e cila gjeografikisht ndodhet fare pranë me Kinën, nuk do të dëshironte në mënyrë mëse evidente të grindej me të. Prandaj, në veçanti, Seuli nuk nxitoi për t'u bashkuar me projektin amerikano-japonez të mbrojtjes antiraket. Pekini, me sa duket, e vlerësoi një qëndrim të tillë të Koresë së Jugut.

Por tani në pozitën e Seulit në lidhje me marrëdhëniet me Kinën dhe, nga ana tjetër, me Japoninë dhe SHBA-në mund të ndodhin disa ndryshime megjithatë. Këto kohët e fundit në takimin e përfaqësuesve të administratës presidenciale, qeverisë dhe partisë në pushtet "Senuri", të mbajtur në Seul, u pranua domosdoshmëria e zgjerimit të zonës së mbrojtjes ajrore të Republikës së Koresë më në jug të kufijve të tanishëm. Po në këtë takim Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Yun Byung Se, për herë të parë që nga momenti i përkeqësimit të marrëdhënieve me Japoninë, deklaroi pikësynimin e tij për "të ndërmarrë përpjekjet" për stabilizimin e tyre.

Ky demarsh nga ana e Koresë së Jugut mund të flasë për ndryshimin e ekuilibrit të forcave në rajon, mendon eksperti rus Dimitri Strelcov:

- Kjo situatë është pjekur prej kohësh. Xhindi tashmë doli nga llamba kur Kina filloi të konfirmojë në mënyrë aktive sovranitetin e vet kombëtar mbi një sërë territoresh që konsiderohen të diskutueshme. Dhe demarshi i Koresë së Jugut nuk është aspak një nga zhvillimet e fundit në këtë fushë. Japonisë dhe Koresë së Jugut, edhe pse ato vazhdojnë të mbeten rivale, tani do t’u duhet të përpunojnë një qëndrim të përbashkët. Meqenëse Kina është duke ndjekur në mënyrë mjaft agresive politikën e saj, atëhere objektivisht Koreja e Jugut dhe Japonia i bie në gjenden në një barkë. Me probabilitet të madh mund të pritet arritja e ndofarë marrëveshjeve në lidhje me disa projekte në sferën e bashkëpunimit ushtarak, të cilat ishin lënë të mbyllura në sirtar pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes Seulit dhe Tokios.

Nëse ato do të arrihen, atëhere do të bëhet reale dukja e trekëndëshit Seul-Tokio-Uashington, dhe "merita" më e madhe për këtë do t’i takojë Kinës, e cila me veprimet e veta në territoret e diskutueshme po i nxit fqinjët e saj për formimin e blloqeve anti-kineze.