Ato do të nisin patrullimin në Detin e Karaibeve dhe ujërat e Oqeanit Paqësor në fillim të vitit 2014. Një leje analogjike kanë marrë edhe Shtetet e Bashkuara, Kuba, Meksika, Venezuela.

Ftesa që iu bë Rusisë nga Nikaragua për t’u ingranuar në mbrojtjen e Oqeanit Paqësor dhe Oqeanit Atlantik prej kontrabandistëve të drogës nuk mund të konsiderohet aspak si diçka e papritur. Ky është rezultat i bashkëpunimit mes Moskës dhe Managua në luftën kundër drogës, e cila është në vazhdim e sipër tashmë që prej disa vitesh. Rreth këtij bashkëveprimi pakkush ishte në dijeni: sepse shërbimet e anti-drogës të çdo vendi nuk parapëlqejnë ta afishojnë veprimtaritë e tyre.

Fjalë në këtë rast bëhet jo vetëm për dhënien e ndihmës vetë Nikaraguas dhe jo thjesht vetëm rajonit. Lufta kundër drogës do të zhvillohet në shkallë globale. Forcat speciale ruse dhe amerikane do të ndihmojnë për të bllokuar trafikun e drogës jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë, duke përfshirë edhe atë në Rusi, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" eksperti i Institutit rus të Amerikës Latine, Zbignjev Ivanovskij:

- Amerika Latine është monopoliste në prodhimin e kokainës. E gjithë kokaina që rrjedh në Evropë, në SHBA, që përfundon edhe në Rusi, vjen pikërisht nga Amerika Qendrore dhe Amerika Latine.

Daniel Ortega e ka ngritur çështjen e marrjes së ndihmës nga Rusia që në vitin 2008, kur ai ishte për herë të fundit me një vizitë zyrtare në Moskë. Baronët e drogës të Meksikës dhe Kolumbisë i kanë kthyer xhunglat e Nikaraguas në baza kalimi dhe magazinimi, kurse vetë vendi nuk është në gjendje të luftojë me kontrabandistët e mirë-armatosur.

Suksesi më i madh është arritur në mars të këtij viti. Me pjesëmarrjen e forcave speciale ruse të anti-drogës u kapën 1.2 ton kokainë dhe u likuidua banda e madhe e Amerikës Qendrore e lidhur me kartelin famëkeq meksikan të drogës "Los Zetas".

Trafikimi i drogës është një problem transnacional dhe për këtë arsye ai thjesht nuk mund të gjejë zgjidhje me luftën në nivel kombëtar, tha për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Drejtor i Qendrës ruse për Studime të Politikave në Amerikën Latine Emil Dabagian:

- Ç’është për të ardhur keq, jo të gjitha vendet e Amerikës Qendrore bien dakord për mbështetjen e gjerë ndërkombëtare dhe aq më tepër për pranimin në territoret dhe ujërat e veta të njësive të huaja ushtarake dhe anijeve të tyre të patrullimit. Hapi që bëri në këtë drejtim Nikaragua është një sinjal shumë i mirë.

Ushtarakët rusë do të marrin pjesë në patrullimet e përbashkëta me ushtrinë e Nikaraguas të ujërave territoriale të Republikës në Detin e Karaibeve dhe në Oqeanin Paqësor nga 1 janari deri në 30 qershor të vitit të ardhshëm. Nëse misioni i tyre do të dalë i suksesshëm, atëhere ai mund të zgjatet.