Pritjet e lidhura me Samitin deri më tani nuk janë justifikuar. Për shkak të faktit se Ukraina ka refuzuar të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian në programet, që iu shpërndanë gazetarëve, në paragrafin e parë nuk figuronte integrimi evropian i Ukrainës, por "konsolidimi më i ngushtë i marrëdhënieve të BE-së me vendet post-sovjetike të Evropës Lindore". Kjo përfshin në vetvete thjeshtësimin e regjimit të vizave me Azerbajxhanin dhe parafimin e Marrëveshjeve të Stabilizim Asocimit të Gjeorgjisë dhe Moldavisë me BE-në, duke përfshirë edhe Traktatin e tregtisë së lirë. Si dhe Marrëveshjen Kuadër të pjesëmarrjes së Gjeorgjisë në operacionet e BE-së për rregullimin e krizave dhe parafimin e marrëveshjes mbi zonën e përbashkët të aviacionit me Ukrainën.

Në të njëjtën kohë përfaqësuesit e BE-së deklaruan: "Propozimet për Ukrainën janë akoma në tryezë". Do të mbeten vallë ato të pluhërosen atje apo Kievi do të ndryshojë mendje megjithatë - kjo do të bëhet e ditur pas takimit të Presidentit ukrainas Viktor Janukoviç me delegatët e BE-së.

Kështu pra, në epiqendër të ngjarjeve u ndodhën Kishinau (Chisinau) dhe Tbilisi. Komisioni Evropian propozoi zyrtarisht anulimin e regjimit të vizave për qytetarët e Moldavisë. Kjo vlen për udhëtimet afatshkurtëra në vendet e zonës Shengen. Ndërsa Gjeorgjia dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Lituanisë parafuan Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në.

Kanë ndërmend t’ia prishin akoma më keq humorin edhe kështu jo fort të mirë autoriteteve lituaneze efektivët e policisë lokale dhe zjarrfikësit. Gjatë kohës së pritjes së pjesëmarrësve të Samitit ata do të mblidhen përpara Pallatit të Sundimtarëve për të zhvilluar një aksion proteste. Ata janë të pakënaqur nga fakti se deri tani nuk kanë marrë kompensimin e premtuar pas shkurtimeve të pagave gjatë periudhës së krizës.