Në të ardhmen e afërt për programet e reja kozmike Rusia do të akordojë 58 miliardë $. Këto fonde do të përdoren, ndër të tjera, për zhvillimin e raketëmbajtëses (transportuesit të raketave) të gjeneratës së re të projektuar për lëshimin e aparateve kozmike në Hënë, Mars, Jupiter dhe objekte të tjera të Sistemin Diellor. Po përsoset edhe infrastruktura kozmike në terren. Në nëntor të vitit 2015 nga kozmodromi "Vostoçnij" (Qarku i Amur, Lindja e Largët e Rusisë) do të startojë raketa e tillë e parë.

Por për realizimin e programeve shumë të kushtueshme kozmike jo rrallëherë përpjekjet e vendeve të veçanta janë të pamjaftueshme. Prandaj aktualisht në industrinë kozmike po duken gjithnjë e më shumë projekte të përbashkëta. Siç tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Kreu i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Agjencisë Hapësinore Evropiane (angl. European Space Agency, ESA), Frederic Nordlund, ESA dhe Agjencia Federale Kozmike e Rusisë - "Roskozmos" - nënshkruan marrëveshjen për eksplorimin e përbashkët të Marsit:

- Për ne është shumë i rëndësishëm partneriteti me Rusinë, në veçanti nisja e dy misioneve në Mars. Misioni i vitit 2016 parashikon lëshimin e aparatit shkencor marsian. Në vitin 2018 "ExoMars Rover" do të aterohet në sipërfaqen e Marsit.

Një tjetër shembull të bashkëpunimit të suksesshëm po demonstrojnë tani Kina dhe Brazili. Siç tregoi Kreu i Agjencisë Hapësinore të Brazilit, José Raimundo Braga Coelho, në dhjetor në kozmodromin "Alcântara" do të lëshohet sateliti i fuqishëm braziliano-kinez:

- Aktiviteti ynë është i përqendruar në studimin e Tokës dhe territorit të Brazilit me ndihmën e satelitëve të destinacioneve të ndryshme. Ne nuk jemi aspak kundër zhvillimit të kozmonautikës, por ky drejtim kërkon burime të konsiderueshme financiare, të cilat ne nuk i disponojnë tani për tani.

Në garën kozmike po përfshihen tani edhe kompanitë private. Për shembull, kompania amerikane "Space X", e cila lëshoi raketën "Falcon" dhe testoi të ashtuquajturin kamion kozmik "Dragon". Në Rusi u duk kompania "Dauria Aerospace". Megjithatë, korporatat private vetë nuk janë në gjendje të japin një një kontribut shkencor serioz. Zbulimet e reja dhe projektet e mëdha i përkasin aleancave ndërkombëtare, shprehet me bindje të plotë Akademiku rus Andrei Ionin:

- Meqenëse këto programe janë shumë të shtrenjta, ndërsa burimet financiare të kufizuara, mund të flitet për krijimin e aleancave të vendeve për zhvillimin e teknologjive të sferës kozmike.

Por eksperti nuk përjashton megjithatë se perspektiva e eksplorimit të mëtejshëm të Hënës mund të provokojë një garë të fuqive kozmike botërore​​. Megjithatë, konsolidimi i përpjekjeve të njerëzimit në sferën kozmike është gjithsesi më i preferuar.