Në vitin 2014 u erdhi radha tashmë vikingëve të lashtë për të na trembur me fundin e afërt dhe të pashmangshëm të botës, si dhe resë acide (angl. acid cloud), e cila po vjen nga qendra e galaktikës dhe shkatërron çdo gjë që i del përpara në rrugën e vet.

Për atë që mund të ndodhë që më 22 shkurt të vitit 2014, tregon kulturologu rus Vadim Shjerbakov:

- Mediat po përpiqen me të gjitha mënyrat për të krijuar tani rreth kësaj date një azhiotazh po të tillë si rreth "profecisë së Maya". Por kjo nuk është gjë tjetër veçse spekulim. Në Përmbledhjen e këngëve të lashta mbi perënditë dhe heronjtë e mitologjisë skandinave flitet për një dimër tre-vjeçar, i cili duhet të paraprijë fundin e botës. Por, siç e kemi vënë re të gjithë ne, gjatë tre viteve të fundit ndërrimi i stinëve ka ndodhur megjithatë.

Kështu që fundi i botës sipas skenarit të miteve skandinave ne, në teori, nuk duhet të na kërcënojë. Por ku i dihet kësaj pune? Ndoshta në disa vende njerëzit nuk kanë arritur të kënaqen me ditët e nxehta të korrikut, dhe ata janë në rrezik më të madh se ne ...

Përsa i përket resë gjigande të acidit me përmasa rreth 16 milionë kilometra, të krijuar nga një vrimë e zezë dhe që po vjen drejt nesh me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe nga qendra e galaktikës, sipas të dhënave të Observatorit amerikan "Chandra" (Chandra X-ray Observatory) ajo do të mbërrijë në Tokë që në 1 qershor të vitit 2014 dhe do të fshijë nga faqja e dheut gjithë qytetërimin tonë. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se kjo "re" ("cloud") shkatërron gjithçka në rrugën e saj: planetet, yjet, asteroidet. Domethënë, për t’i shpëtuar asaj është faktikisht e pamundur. Është interesante, sa shpejt do të ndodhë procesi i shkatërrimit të botës sonë? Nëse do t’i besojmë të dhënave të Observatorit, shpejtësia e lëvizjes së "resë" është e barabartë me shpejtësinë e dritës. Në fakt, gjithçka do të ndodhë me shpejtësi të rrufeshme. Ne nuk do të kemi kohë as për t’u frikësuar dhe madje nuk do ta kuptojnë se tashmë jemi të vdekur. Por shkencëtarët rusë nuk janë të prirur të besojnë në një perspektivë të tillë.

Astrofizikani rus Mihaill Odincov deklaron me siguri të plotë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" si vijon:

- Për të qenë i saktë dua të vë në dukje se Observatori "Chandra" e ka bërë "zbulimin" e vet që në vitin 2005. Atëherë shkencëtarët e tij njoftuan me të vërtetë mbi një emetim, shkarkim gjigand substance nga një vrimë e zezë supermasive, më e madhja që është regjistruar ndonjëherë më parë në gjithë historinë e vëzhgimeve. Emetimi në fjalë ndodhi në një distancë prej 2.5 miliardë vite drite nga ne. Edhe në qoftë se do të supozojmë teorikisht se reja acide mund të lëvizë me shpejtësinë e dritës, çka është krejtësisht e pamundur në parim, sepse ajo ka peshë dhe faktorë të tjerë që nuk e lejojnë atë të arrijë shpejtësi të tilla, atëherë kjo "re" do të mbërrijë deri në Tokë pas një kohe shumë, shumë të gjatë.

Dhe, në përgjithësi, në fillim të qershorit ajo me siguri njëqind përqind nuk do të mund të arrijë dot deri tek ne ... Ndërsa të gjithë presin me padurim se kur do të gjejë, dreqi e mori, mishërim të paktën ndonjë nga profecitë, qoftë shkencore apo mitike ...