Irani ka rënë dakord për të kufizuar për një afat gjashtëmujor veprimtarinë bërthamore dhe për të rritur kontrollin mbi programin e tij bërthamor nga ana e ekspertëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA). Nga ana e vet, grupi i vendeve 5+1 (i përbërë prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë) ka pranuar për të marrë në konsideratë lehtësimin e sanksioneve vepruese kundër Iranit dhe për të afirmuar të drejtën e vendit për përdorimin paqësor të energjetikës bërthamore. Por arritja e një vendimi të tillë nuk ishte aspak e lehtë, duhet thënë.

Marrëveshjen e arritur në Gjenevë ekspertë e kanë quajtur në mënyrë unanime një hop të vërtetë. Për një kohë të gjatë Irani ka refuzuar jo vetëm që ta reduktojë programin e vet bërthamor, por madje edhe për të zhvilluar ndofarë negociatash në lidhje me të, komenton eksperti rus Anton Hllopkov:

- Për zhvillimin e teknologjisë bërthamore në Iran janë investuar shumë e shumë burime politike, njerëzore dhe financiare. Në lidhje me këtë fakt marrëveshja për gjithfarë kufizimesh mund të arrihet vetëm falë përpjekjeve të jashtëzakonshme. Mjafton të themi se në kuadër të popullarizimit të teknologjisë bërthamore në Iran disa vjet më parë shenja e energjetikës bërthamore u duk në kartmonedhën me vlerë 50 mijë rijalë. Për këtë arsye çdo kufizim duhet të jetë jo vetëm i pranueshëm për udhëheqjen e vendit, por edhe të bindë popullsinë e tij se kjo i përgjigjet interesave kombëtare të Republikës Islamike të Iranit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Gjenevë Presidenti i SHBA-së Barack Obama paralajmëroi: "Nëse Irani nuk i përmbush plotësisht të gjitha detyrimet e veta për gjashtë muaj, atëherë ne do të kthejmë mbrapsht procesin e lehtësimit të sanksioneve dhe do të rrisim presionin mbi të".

Në gjashtë muajt e ardhshëm Irani do të ndodhet nën mbikëqyrjen e rreptë të organizatave ndërkombëtare dhe do të jetë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, shprehet me bindje të plotë Anton Hllopkov:

- Ato masa kontrolli mbi objektet bërthamore të Iranit, për të cilat është rënë dakord në Gjenevë, sipas mendimit tim, e bëjnë të pamundur përdorimin prej Iranit të teknologjive të deklaruara disponuese bërthamore për qëllime ushtarake.

Por edhe vetë Republika Islamike e Iranit, në kushtet e ekonomisë fort të dobësuar të vendit, vështirë se do të dëshirojë të rrezikojë që të humbasë krejtësisht kredibilitetin e komunitetit ndërkombëtar. Për më tepër se një gjë e tillë është në kundërshtim të plotë edhe me bindjet politike të Presidentit aktual iranian Hassan Rouhani.