Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç gjatë kësaj deklaroi se Ukraina do të vazhdojë të ndjekë njëkohësisht rrugën e integrimit evropian.

Rendi i ditës i Samitit të "Partneritetit Lindor" në Vilnius, i cili pritet të mbahet më 28-29 nëntor, do të rishikohet. Duam t’ju kujtojmë se më parë në rendin e ditës figuronte çështja e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Ukrainës me BE-në. Një javë para mbajtjes së samitit erdhën lajmet nga Kievi. Ukraina u abstenua nga afrimi me BE-në. Disa politikanë besojnë se në marrjen e një vendimi të tillë ka ndikuar pozicioni aktiv i Moskës kundër integrimit të Ukrainës me Botën e Vjetër. Rusia nuk pajtohet në mënyrë kategorike me vlerësime të kësaj natyre. Vendimi për të pezulluar negociatat me Brukselin - kjo është zgjedhja sovrane e Kievit, deklaroi të enjten Presidenti i Rusisë Vladimir Putin:

- Nëse do të na thonin se Ukraina po anëtarësohet në NATO, atëherë ne do të ishim shprehur kundër kësaj. Sepse afrimi pranë kufijve tanë i infrastrukturës së bllokut ushtarak përbën një rrezikshmëri të caktuar për vendin. Presidenti Viktor Janukoviç propozon zhvillimin e negociatave në format tripalësh: Europa, Ukraina, Rusia. Ai është shprehur për këtë në mënyrë të përsëritur. Ne jemi pro kësaj!

Në të njëjtën kohë Vladimir Putin theksoi se integrimi evropian i Ukrainës është i mbarsur me rreziqe të caktuara ekonomike që lidhen me faktin se Ukraina dhe Rusia ndodhen në zonën e tregtisë së lirë.

Pauza në negociatat me BE-në nuk do të thotë kthesë e menjëhershme e Kievit në drejtim të Bashkimit Doganor. Ukraina do të përpiqet të luajë përsëri tani me kartën e vet multi-vektoriale, mendon analisti politik Igor Shishkin:

- Në qoftë se Ukraina do të zgjidhte nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në, ajo do të kishte shembur me këtë veprim gjithë ekonominë e saj. Me sa duket nga të gjitha, në Kiev e percetuan gjithë rrezikun e situatës dhe vendosën të tërhiqen sa nuk është vonë. Por kjo nuk do të thotë aspak se nesër Ukraina do të rendë në drejtim të Bashkimit Doganor. Nga kjo rrjedh se ajo përsëri, vetëm se në kushte të tjera, do të përpiqet t’i premtojë BE-së në të ardhmen ndofarë preferencash, duke rivendosur në të njëjtën kohë lidhjet ekonomike me Rusinë.