Dislokimi i këtyre sistemeve anti-raketore tashmë mund të përbëjë një rrezik kërcënues real për Rusinë, tha në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" analisti politik rus Vladimir Jevsejev.

Në Rumani do të vendosen raketat interceptuese të sistemit të mbrojtjes antiraket të bazimit detar "Aegis". Tani për tani ato nuk janë të projektuara për interceptimin e mbushjeve të raketave strategjike. Megjithatë në këtë sistem janë parashikuar mundësitë për modernizim të mëtejshëm. Prandaj kërcënimi për potencialin strategjik të Rusisë ekziston madje që tani, kryesisht nga Deti i Veriut dhe Deti Norvegjez, mendon Vladimir Jevsejev:

- Në qoftë se anijet, të pajisura me sistemin "Aegis", do të hyjnë në detet veriore dhe do t’i afrohen shumë rajonit të patrullimit të nëndetëseve ruse të projektit "Borei", atëherë nga një prej këtyre submarinave në drejtim të tyre mund të lëshohet ndonjë raketë. Por ajo do të kapet nga sistemi i mbrojtjes antiraket të bazimit detar "Aegis".

Moska është e shqetësuar edhe në lidhje me praninë e anijeve të pajisura me sisteme "Aegis" në Detin e Zi dhe Detin Balltik.

Sipas mendimit të ekspertit rus, Uashingtoni shtrembëron realitetin kur thotë se sistemi i mbrojtjes antiraket në Evropë synon parandalimin, kundërshtimin e kërcënimit raketor nga ana e Iranit. Sipas mendimit të Vladimir Jevsejev, konfirmimet mbi krijimin e raketës ndërkontinentale nga Teherani janë krejtësisht të pabaza. Për ta bërë këtë Iranit i duhet të konstruktojë fillimisht raketën me rreze të largët veprimi të paktën 2.000 kilometra. Kurse për raketat strategjike është përcaktuar rrezja e veprimit si minimum 5.500 kilometra. Por për këtë është ende shumë herët edhe për të folur, tha Vladimir Jevsejev:

- Në shërbim të ushtrisë së Iranit aktualisht janë raketat "Shahab-3" dhe "Shahab-3m" me largësi qitjeje gjithsej 1.100 km, si dhe raketat "Garde-1" me rreze veprimi 1.600 kilometra. Dhe duhet thënë se ato nuk janë vendosur posaçërisht nga Irani në kufijtë perëndimorë me qëllim që të mos provokohet ndonjë goditje mbi territorin e vendit. Prandaj raketat me këto karakteristika për Evropën nuk përbëjnë kurrfarë kërcënimi. Raketat që mund të përbëjnë ndofarë kërcënimi hipotetik për disa rajone të Europës janë ato me karburant të ngurtë - "Sajjil-2". Por këto raketa nuk janë testuar që nga vjeshta e vitit 2011 dhe nuk përfshihen në armatimet e ushtrisë iraniane. Prandaj nga ana e Iranit nuk ekziston asnjë rrezik raketor. Ky është një mit.

Eksperti rikujtoi se raketat ruse disponojnë sistemet e kapërcimit të mbrojtjes antiraket (MAR). Megjithatë zhvilluesit e MAR në Evropë janë duke përgatitur masat e kundërpërgjigjes: sistemet e seleksionimit (përzgjedhjes) të objektivave të rreme, interceptorë me multi-mbushje e kështu me radhë... Prandaj rreziku kërcënues nga sistemi i mbrojtjes antiraket në Evropë për forcat strategjike të Rusisë ekziston, dhe gjatë procesit të përsosjes së teknikës ushtarake ai vetëm do të rritet. Në këto rrethana Rusia është e detyruar të marrë në konsideratë mundësitë e reja për kapërcimin e mbrojtjen evropiane antiraket. Ndërsa kjo i shtyn palët drejt një gare të re të armatimeve, thekson eksperti.