Për këtë tregoi në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" shkencëtarja ruse Olga Popova, e cila udhëhoqi studimin ndërkombëtar.

Madhësia e trupit qiellor, i cili shpërtheu në 15 shkurt të vitit 2013 mbi qytetin e Çeljabinskut (Chelyabinsk), ishte rreth 18-19 metra në diametër. Shumë fragmente të mysafirit qiellor u dogjën që në atmosferë, para se të arrinin Tokën. Meteoriti i Çebarkulit ose i Çeljabinskut është një fenomen mjaft i rrallë, shpjegën Olga Popova:

- Në fakt në atmosferën e Tokës bien vazhdimisht objekte kozmike. Por kryesisht këto janë copëza shumë të vogla, thërmijëza me përmasa milimetrike madje dhe më pak. Trupa hapësinorë me madhësi rreth një metër brenda një viti në atmosferën e Tokës bien jo më shumë se 20-30. Ndërsa objekte të tilla të mëdha si meteoriti i Çeljabinskut janë edhe më të rralla dhe mund të depërtojnë në atmosferën e Tokës njëherë në 50-100 vjet. Ne, për fat të keq, nuk kemi njohuri të thella në lidhje me shpeshtësisë e ngjarjeve të tilla, pasi vëzhgimet janë të pakta.

Por një ekip shkencëtarësh, të udhëhequr prej Profesorit kanadez Peter Brown nga Universiteti i Ontarios Perëndimore (The University of Western Ontario, UWO), ka kryer studimin e vet në lidhje me evidentimin e shpeshtësisë së djegies së meteorëve në atmosferën e planetit tonë. Sipas mendimit të tyre, përplasja e trupave qiellorë me peshë më shumë se 10.000 ton me Tokën mund të ndodhë rreth një herë në çdo 30-40 vjet. Kurse probabiliteti i rënies në Tokë të një meteoriti, të ngjashëm përkatësisht karakteristikave të veta me atë të Çebarkulit, në të ardhmen e parashikueshme është shumë i vogël.

Qyteti i Çeljabinskut dhe rrethinat e tij qenë shumë me fat që deri në Tokë mbërritën vetëm disa fragmente relativisht të vogla të bolidit, shprehet me bindje të plotë fizikani rus Vladimir Surdin:

- Mund të kishte ndodhur një shpërthim i ngjashëm me atë bërthamor. Pasi energjia me të cilën ishte i mbarsur meteoriti dhe energjia e lëvizjes së tij ishin rreth 500 kilotons. Ndërsa përkatësisht fuqisë së vet kjo është ekuivalente me një bombë të mirë me hidrogjen. Dhe çfarë zakonisht mbas shpërthimit lë pas vetes bomba me hidrogjen, po e njëjta gjë do të mbetej edhe nga përplasja e këtij meteoriti me Tokën. Domethënë një krater me diametër disa dhjetëra metra, një emetim i fuqishëm i substancës avulluese.

Duam t’ju kujtojmë se gjithsej në territorin e rajonit të Çeljabinskut ranë fragmente të meteoritit me peshë totale prej rreth 6.4 ton. Fragmenti më i madh, me peshë 650 kg, në muajin tetor u ngrit nga fundi i liqenit Çebarkul.