Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës do të duhet të përcaktojë nëse u mbajtën zgjedhjet në organet e qeverive lokale në të katër komunat serbe në veri të krahinës pas verifikimit skrupuloz dhe të plotë të fletëve të votimit. Për këtë raportoi të dielën në mbrëmje në një konferencë për shtyp në Prishtinë Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Valdete Daka.

Në ditën e zgjedhjeve në pjesën veriore të Kosovës, ku jetojnë në mënyrë kompakte serbët, depërtuan mbështetës të shumtë të grupeve ultra të dhjathta nacionaliste. Ata u vendosën pa asnjë problem e pengesë rreth e përqark vendvotimeve duke demonstruar sjellje agresive e duke i quajtur me zë të lartë bashkatdhetarët e tyre, që vinin për të votuar, "tradhtarë" dhe "shqiptarë". Disa prej tyre madje i filmonin të gjithë banorët serbë, që hynin në qendrat e votimit, duke u premtuar atyre "për t’i gjetur më vonë dhe të larë hesapet me ta". Fyerjet iu adresuan gjithashtu edhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe përfaqësuesve të BE-së.

Në pjesën veriore me shumicë serbe të qytetit të Mitrovicës keqdashës të panjohur shkatërruan plotësisht një shkollë, në të cilën ishin vendosur 16 vendvotime. Në ndërtesën e saj u dyndën me forcë disa persona me maska në fytyrë, ​​të cilët thyen kutitë e votimit, shkatërruan dhomat e fshehta të votimit, tentuan të asgjësonin të gjitha fletët e votimit dhe thyen xhamat e gjithë dritareve të shkollës. Si rezultat i sulmit të tyre godinën e shkollës u detyruan ta mbyllin, ndërsa stafin, duke përfshirë edhe vëzhguesit e OSBE-së, ta evakuojnë.

Zyrtarët e lartë serbë kanë shprehur shqetësim mjaft serioz në lidhje me një zhvillim të tillë të situatës. Sipas mendimit të tyre, për shkak të veprimeve agresive të radikalëve shumë serbë kanë frikë të dalin në këtë ditë në rrugë, gjë kjo që çon në pjesëmarrjen e tyre të ulët në votime. Ndërsa për shkak të kësaj lind rreziku real që edhe në komunat, ku serbët përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë, zgjedhjet të fitohen prej përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare të Kosovës.

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet lokale në pjesën shqiptare të Kosovës dhe Metohisë është disa herë më e lartë në krahasim me atë të evidentuar në pjesën veriore me dominim të popullsisë serbe, vuri në dukje Valdete Daka.

Kryetarja e KQZ-së njoftoi gjithashtu se pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës dhe Metohisë në votimet e ditës së dielë ishte afër 46% (më saktë 45.70%). Në votime morrën pjesë 814 mijë zgjedhës - 100 mijë më shumë se në vitin 2009.