Në fillim të shekullit të 17-të vendi u përball me fatkeqësi tejet të rënda. Në historinë e Rusisë kjo periudhë ka hyrë me emrin Koha e turbullirave (Koha e amullisë). U ndërpre periudha e sundimit të Dinastisë së Rjurikovëve, vendi u dominua nga kaosi dhe shkratërrimi, tregon historiani Oleg Airapetov:

- Nëse do t’i drejtohemi ngjarjeve të një të kaluareje 400-vjeçare, duhet konstatuar se periudha e turbullirave (amullisë) qe e mbarsur me një shkatërrim monstruoz, total për të gjithë popujt që jetonin në territorin e shtetit të Moskës. Dhe, në parim, lëvizja kryengritëse e prijësve Minin dhe Pozharskij bashkoi në radhët e veta jo vetëm shtresa diverse të shoqërisë, por edhe njerëz të besimeve të ndryshme, nacionaliteteve të ndryshme, të cilët dëshironin rivendosjen e rendit. Pasi njerëzit gjithmonë duan një gjë: të jetojnë në paqe, qetësi, prosperitet, të kenë mundësi për të parashikuar ditën e nesërme.

Foto: RIA Lajmet

© Foto: RIA Lajmet

Kur armiku zaptoi Moskën, Kozma Minin iu drejtua me thirrjen vijuese bashkatdhetarëve të tij: "Besimi dhe Atdheu ynë ndodhen në grahmat e fundit (po vdesin), por ne mund t’i shpëtojmë ata. Le të mos kursejmë jetët tona, pasuritë tona për çlirimin e Moskës nga zgjedha e huaj!". Vullnetarët popullorë e bllokuan nga të gjitha anët kryeqytetin dhe pushtuesit polakë nuk mund të merrnin dot më furnizime ushqimore. Uria e tmerrshme i detyroi ata të hanë macet, qentë dhe minjtë. Më 4 nëntor kryengritësit popullorë morrën me sulm zonën e quajtur Kitai-Gorod (russ. Китай-город) të Moskës - linjën e fuqishme të fortifikimeve. Garnizoni i armikut u tërhoq. Komandantët e garnizonit polak shumë shpejt pas kësaj nënshkruan aktin e kapitullimin dhe më tej garnizoni u dorëzua.

 Foto: ru.wikipedia.org

© Foto: ru.wikipedia.org

Në Rusinë e ditëve tona Dita e Unitetit Kombëtar filloi të festohet që nga viti 2005. Për rusët kjo është një festë e re. Por ajo është e nevojshme sepse i shërben konsolidimit të shoqërisë, i ndihmon qytetarët rusë për të perceptuar përgjegjësinë që duhet të marrin mbi vete për të ardhmen e vendit, shprehet me bindje të plotë analisti politik Vladimir Burmatov:

- Ne mund ta ndjejmë veten si një popull unik, pavarësisht nga fakti se rusët praktikojnë fe të ndryshme, i përkasin kombësive të ndryshme, flasin jo vetëm rusisht por edhe në gjuhë të tjera. Pikërisht në këtë dhe konsiston thelbi i festës së 4 nëntorit.

Në Ditën e Unitetit Kombëtar rusët riafirmojnë sërish se vlerësojnë mbi gjithçka tjetër unitetin, paqen ndëretnike dhe rregullin në shoqëri dhe jo amullinë, mosmarrëveshjet e përçarjen. Sepse ata janë një popull unik me rrënjë të përbashkëta dhe të ardhme të përbashkët.