Më parë kjo kompani ka përpiluar vlerësimin e autografëve më të shtrenjtë të planetit. Kryesues i këtij rejtingu u bë William Shakespeare - 5 milionë €. Fare pak mbas Shakespeare mbeti në renditje John Lennon. Në kërkim të loteve "më të paguara" të politikanëve specialistët e kompanisë kanë shfletuar të dhënat e të gjitha ankandeve më të njohura ndërkombëtare, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" menaxherja për Marrëdhënie me Publikun e "Autografomania" Marina Tabaçkova:

- Ne kemi arritur në konkluzionin se njerëzit nuk e dinë se sa kushtojnë në të vërtetë autografët e politikanëve. Ne kemi kryer studime të hollësishme, kemi zhvilluar sondazhe në ankandet që merren me shitjen e autografëve dhe kemi marrë shumat e vlerës së tyre në para nga ekspertët. Ndërsa kjo është kostoja e përcaktuar prej ekspertëve dhe jo ajo, me të cilën, në parim, është e mundur blerja e një autografi - sepse ai mund të blihet edhe për 20 euro. Por ekspertët japin vlerësimet e tyre të kostos së autografëve.

Ndër të preferuarit e padiskutueshëm doli autografi i Vladimir Lenini - më shumë se 100 mijë dollarë. Në treshen e parë të kryesuesve u përfshi edhe Presidenti i tretë i SHBA-së, Jefferson Thomas. Për grantin e nënshkruar prej tij në vitin 1803 mbi transferimin e tokës në veri-perëndim të Ohio Benjamin Stenson kërkuan pothuajse dy herë më pak. Ndërsa "medalist i bronztë" u bë Abraham Lincoln: shkrimi i tij me pendë pate kushton 25.000 $. Ai pasohet nga George Washington (19.000 $), Barack Obama (10.000 $), Ronald Reagan (9.500 $) dhe Bill Clinton (8.000 $). Përfaqësuesja e kompanisë "Autografomania" shpjegon "kuzhinën" e një vlerësimi të tillë:

- Politika e çmimeve përfshin shkallën e popullaritetit të figurës: pra, sa i famshëm është politikani, është ende i gjallë apo ka vdekur si dhe numrin e autografeve që ekzistojnë në botë. Michael Jackson mund të ketë një milion autografe, prandaj ai do të klasifikohet si pretendent "i lirë" në ankand. Çmimi përcaktohet gjithashtu edhe nga materiali në të cilin është lënë autografi. Ai i Leninit figuron në një dokument, prandaj do të kushtojë shumë më shtrenjt se, për shembull, një fotografi e nënshkruar.

Në "Top-10" e rejtingut të kompanisë është përfshirë Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik Leonid Brezhnjev (4.000 $) si dhe Presidenti aktual i Rusisë Vladimir Putin. Autografi i tij në foton e bërë së bashku me Gerhard Shrëder ofrohet në Australi, ku loti tregtar mban çmimin 1.500 $.

Përsa i përket popullaritetit të pabesueshëm të "Udhëheqësit të proletariatit botëror", ai shpjegohet me faktin se loti është ekspozuar në ankandin e SHBA-së, ku turistët besojnë fuqimisht e në mënyrë të padiskutueshme se Lenini është një simbol i Rusisë dhe vizitojnë gjithmonë Mauzoleun. Me "promovimin e markës" dhe shpjegohet kostoja e lartë e autografit të Leninit. Për amerikanët rusët, në përgjithësi, janë ekzotikë e jo si Arnie i Hekurt (Iron Arnie) "amtar". Ish-Guvernatorin e Kalifornisë dhe aktorin Arnold Schwarzenegger ata e kanë vlerësuar gati 26 herë më lirë.