Në kuadër të mbledhjes së Këshillit Evropian, të mbajtur në 25 tetor, Ministri i Energjetikës dhe Industrisë së qymyrit të Ukrainës, Eduard Stavickij, nënshkroi një marrëveshje, e cila do të lejojë blerjen e gazit në terminalin që po ndërtohet aktualisht për depozitimin e gazit të lëngshëm natyror të Kroacisë dhe transportimin e tij nëpërmjet sistemit të gazsjellësit të Kroacisë dhe Hungarisë në Ukrainë. Kapaciteti i projektuar transportues i këtij tubacioni është 5-6 miliardë metra kub gaz në vit.

Projekti i Gazsjellësit Trans-Adriatik është një krijesë e Komisionerit Europian për Energjinë, Gunther Oettinger (Günther Oettinger), i cili u bë i famshëm me akordimin e parave për tubacione të tilla krejtësisht të pakuptimta si Jassi - Ungeni. Le të kujtojmë shkurtimisht historinë e çështjes në fjalë: paratë evropiane u akorduan, u pre shiriti i inaugurimit, kurse ditën e nesërme pas ceremonisë së hedhjes së themelit të segmentit të parë të tubacionit ndërtuesit rumunë thjesht u zhdukën së bashku me tubat dhe teknikën përkatëse. Paratë e paguara, punëtorët dhe ndërgjegjen e kontraktuesve rumunë tashmë janë duke i kërkuar autoritetet rregullatore, por tani për tani pa asnjë rezultat.

Është e pak e besueshme që "Gazsjellësi Trans-Adriatik" të mund ta ndihmojë në ndonjëfarë mënyre Ukrainën. Së pari, "korridori" do të fillojë të punojë, në rastin më të mirë, aty nga viti 2017. Së dyti, përkundër faktit se projekti i terminalit, i cili do të jetë i vendosur në ishullin Krk të Kroacisë - ekziston, kontrata për furnizimin e gazit me rrugë detare nuk ka. Dhe as që parashikohen. Për këtë fajësojnë ndryshimin evident në çmimet e gazit në Azi dhe Evropë, i cili luhatet nga 25% në 50%. Dhe kjo pavarësisht nga fakti se ekonomitë aziatike janë në rritje, ndërsa problemi i vënies në shfrytëzim të potencialeve të energjisë bërthamore japoneze, natyrisht, nuk do të gjejë zgjidhje në një perspektivë afatmesme. Koniunktura aktuale e tregut po i detyron të gjithë prodhuesit e gazit, të cilët kanë mundësi të zgjedhin tregun e tyre të shitjes, për ta dërguar gazin në Azi dhe jo në Evropë.

Në qoftë se në treg do të kishte me të vërtetë vëllime të konsiderueshme të gazit të pakontraktuar, Ukraina mund të përpiqej atëhere të përfundonte ndërtimin e terminalit të vet në Odessa. Por as para dhe as mundësi për gjetur gaz qeveria ukrainase nuk ka.

Nënshkrimi nga Ukraina i marrëveshjes për blerjen e gazit përmes "Korridorit Trans-Adriatik" do t’i ofrojë qeverisë mundësinë që t’i premtojë edhe për disa vjet votuesve heqjen e afërt qafe të "Gazprom-it" dhe asgjë më shumë. Ndërsa kur ky projekt të rezultojë si përfundim i parealizuar, Kievi do të trillojë atëhere përrallën tjetër të destinuar për konsum të brendshëm.