E megjithatë ai gjeti pak kohë për t'iu përgjigjur pyetjeve të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

A ka ndryshuar vallë pozita e Serbisë në arenën ndërkombëtare që prej momentit të ardhjes Suaj në Zyrën e Presidencës?

- Në aspektin politik Serbia këtë vit ka arritur një progres mjaft serioz: ajo hapi dyert që kishin qenë të mbyllura për një kohë të gjatë, ose ato që nuk i pat hapur kurrë ndonjëherë më parë, ringjalli marrëdhëniet e hershme miqësore. Shumë marrëdhënie më parë ekzistuese ajo i ngriti në një nivel më të lartë. Serbia tani nuk ka armiq, për të askush nuk flet më në mënyrë negative, ajo nuk është më një vend i privuar, i padëshirueshëm në komunitetin ndërkombëtar.

Në aspektin ekonomik ne jemi pjesë e komunitetit global. Kriza ekonomike u shkaktua prej fuqive të mëdha dhe mendoj se ato do të gjejnë ndonjë mënyre për të dalë prej saj. Ndërsa ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të suportojmë pasojat e asaj, në të cilën nuk mund të ndikojmë dot. Serbia është e mbytur në borxhe. Ne tani po aplikojmë në vend një filozofi të re ekonomike: Të mos marrim më hua, por të ndërtojmë partneritete strategjike, të ringjallim në një mënyrë krejtësisht tjetër industrinë e vendit. Ne kemi vendosur aktualisht marrëdhënie shumë intensive me Rusinë, Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Afrikën. Për fat të keq, Europa është e vetmja që aktualisht ka mbetur prapa në zhvillimin ekonomik.

Cilat ngjarje kulturore të vendit do të dëshironit të veçonit Ju?

- Ne kemi patur një eveniment me të vërtetë unikal: festuam përvjetorin e 1700-të të Ediktit të Milanos. Solemnitetet përfundimtare të kremtimit të tij u mbajtën në tetor dhe në to ishin të pranishëm të gjithë patriarkët orthodhoksë.

Vitin e ardhshëm ne planifikojmë të kremtojmë 100 vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Me siguri ne do të përballemi me sulmet e atyre që mendojnë se Serbia duhet të dënohet për faktin e fillimit, shpërthimit të kësaj lufte. Por ne do t’i drejtohemi Rusisë, Greqisë, Francës, Anglisë dhe aleatëve në Luftën e Parë Botërore me propozimin për ta festuar së bashku këtë datë. Vetë fakti, se ata që e filluan këtë luftë dhe e humbën atë marrin pjesë në aktivitete të tilla, është plotësisht i kuptueshëm. Por është absolutisht e papranueshme që të mos marrë pjesë në këtë kremtim Serbia, e cila së bashku me Rusinë ka pësuar humbje jashtëzakonisht të mëdha në të gjitha luftërat botërore.

Serbia, për fat të keq, nuk ka mjete të mjaftueshme financiare për të promovuar në nivel të lartë në botë kulturën e saj, historinë, traditat dhe potencialin e vet. Por ne po bëjmë atë që mundemi. Ne kemi shënuar 70-vjetorin e vdekjes së Nikola Tesla në Nju Jork. Atje atij i kanë ngritur një monument. E gjithë bota i detyrohet këtij dijetari të madh për kontributin e tij të rëndësishëm në shkencë.

Serbia ka me se të krenohet dhe vitin e ardhshëm kjo do të jetë edhe më e dukshme.