"Dhe në këtë auditor kaq të gjerë nuk përfshihen vetëm rusët etnikë, dmth përfaqësuesit e komunitetit rus jashtë kufijve të Rusisë", sqaroi në një bisedë me ne pjesëmarrësja e Kongresit, Kryeredaktorja e Radios Ndërkombëtare të Sllovakisë - "Zëri i Sllovakisë" - Maria Mikusheva. Në Moskë ajo principialisht fliste vetëm në rusisht:

- Ne, në Sllovaki, na dëgjojnë kryesisht personat rusishtfolës, si dhe ata që thjesht e duan gjuhën ruse ose janë duke e studiuar atë. Por audienca jonë kryesore është pozicionuar megjithatë jashtë kufijve të vendit. Ne kemi dëgjues dhe përdorues aktivë të faqes sonë në Indonezi, Poloni, Gjermani, në ish republikat sovjetike - Taxhikistan, Kazakistan, Ukrainë, Bjellorusi. Dhe, sigurisht, në Rusi. Ne e kemi fituar këtë audiencë kur 20 vjet më parë dolëm në On Air dhe filluam të rivendosim aktivisht lidhjet e biznesit - marrëdhëniet mes Rusisë dhe Sllovakisë. Aktualisht tematika e programeve tona mbulon të gjitha sferat e jetës. Ne flasim rreth asaj që po ndodh në Sllovaki, në Bashkimin Evropian, në botë, tregojmë për bashkëpunimin me Rusinë, dhe jo vetëm atë në fushën e biznesit, por edhe për zhvillimin e turizmit, arsimit, aktivitetet kulturore, sportive. Siç rezulton nga të dhënat e anketimeve, të gjitha këto e interesojnë shumë audiencën rusishtfolëse përtej kufijve të Sllovakisë.

Çfarë jep në planin profesional një formë e tillë komunikimi si Kongresi i transmetuesve rusishtfolës? Me këtë pyetje ne iu drejtuam Maria Mikusheva:

- Jep shumë në të vërtetë! Pasi takohen mes tyre gazetarët, para të cilëve koha jonë shtron për zgjidhje probleme të ngjashme. Si, për shembull, gjatë aplikimit të formave të reja të komunikimit të mos humbasin audiencën e radios tradicionale, si të shfrytëzohen në mënyrë sa më efektive multimediat, si të vendoset komunikimi interaktiv me dëgjuesit. Por ka edhe probleme të karakterit thjesht financiar dhe janë ato veçanërisht aktuale për transmetuesit jo-komercialë. Për të "qëndruar mbi ujë" (dhe kjo u deklarua nga tribuna e Kongresit) është e nevojshme për të mësuar se si të krijohet një përmbajtje (content) unike dhe interesante. Unë personalisht i jam shumë mirënjohëse organizatorëve rusë të forumeve të transmetuesve rusishtfolës për idetë e reja që lindin këtu. Ne do të dëshironim të lidhnim një bashkëpunim të frytshëm me "Zërin e Rusisë". Ndoshta për dëgjuesit dhe përdoruesit tuaj do të jenë interesante programet tona. Kurse për dëgjuesit e "Radio Sllovakia", natyrisht, do të jetë mjaft e vlefshme për të mësuar diçka më shumë rreth Rusisë, mbi qëndrimin e saj në lidhje me ngjarjet në arenën ndërkombëtare, për atë që po ndodh në BE, siç i thonë fjalës, nga burimi fillestar, domethënë nga Radiostacioni tuaj!

Mbetet vetëm për të shtuar se dëshirave të zonjës Maria Mikusheva iu vu veshi në Moskë. Kanë nisur tashmë negociatat mbi shkëmbimin krijues ndërmjet "Zërit të Sllovakisë" dhe "Zërit të Rusisë".